Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia Mbyll Hapësirën Ajrore Për Dy Avionë Izraelitë
English

Turqia Mbyll Hapësirën Ajrore Për Dy Avionë Izraelitë

STAMBOLL, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia mbylli hapësirën ajrore për dy avionë ushtarakë izraelit dhe jo vetëm për një, siç ishte njoftuar më parë nga autoritetet turke, për shkak të sulmit izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare me ndihma nisur drejt Rripit të Gazës, konfirmoi sot një burim diplomatik turk. "Ka pasur dy kërkesa për fluturime dhe ne i kemi refuzuar të dyja'', deklaroi i njëjti burim. "Kjo nuk do të thotë që ne do t'i refuzojmë dhe në të ardhmen, por ne do t'i shqyrtojmë rast për rast'', shtoi burimi. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi dje se Turqia kishte ndaluar fluturimin në territorin e saj të një avioni ushtarak izraelit që ishte nisur për në Poloni pas sulmit të 31 majit ku si pasojë humbën jetën nëntë shtetas turq./ /ec/ a.jor.
KOMENTE