English

Afrikë e Jugut 2010, Elano do të mungojë në ndeshjen me Holandën

Afrikë e Jugut, 1 Korrik 2010 NOA – Skuadra e Brazilit nuk mund të mbështetet tek shërbimet e Elanos, në sfidën me Holandën e cila është në program ditën e premte dhe e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit.

Mesfushori ka ndaluar për shkak të një goditjeje që ka marrë në kyçin e këmbës, ku diçka e tillë është pohuar nga përgjegjësi i stafit mjekësor të Brazilit, Hoze Luiz Runco.

Dëmtimi që ka marrë lojtari ka ndodhur në ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë dhe është ndalesa e tretë për të ku si pasojë ai rrezikon që mos të jetë më në gjendje për vazhdimin e këtij Botërori.

r.b/NOA

KOMENTE