Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alpetrol: Hidrokarburet Do Të Shiten Me Çmimin E Tregjeve Ndërkombëtare
English

Alpetrol: Hidrokarburet Do Të Shiten Me Çmimin E Tregjeve Ndërkombëtare

-Komisioni parlamentar miraton aktin normativ "Për një shtesë ne ligjin "Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi) të ndryshuar- TIRANE, 30 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Kompania e naftës "Alpetrol" do të shesë produktet hidrokarbure, të prodhuara prej saj, me çmim sipas bursave nderkombëtare. Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi sot aktin normativ "Për një shtesë ne ligjin "Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi) të ndryshuar"", i cili parashikon hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ndryshimi mbi çmimet e shitjes se naftes nga Alpetrol. Zamir Stefani, përfaqësues juridik në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i pranishëm në mbledhjen e Komisionit , tha se "Alpetrol, aktualisht është në një gjendje të vështirë financiare, ndaj dhe rritja e çmimit të naftës të prodhuar prej saj, synon të përmirësojë të ardhurat në buxhetin e kësaj kompanie". Sipas tij, kompania Albpetrol ka një licencë pa afat për shfrytëzimin e disa vendburimeve të naftës. Disa prej puseve Alpetrol-i ua ka transferuar kompanive private nëpërmjet kontratave koncesionare. Përveç naftës që nxjerr vetë, Albpetrol-i përfiton edhe rentën minerare. Bëhet fjalë për një pjesë të prodhimit që realizohet nga kompanitë private të nxjerrjes së naftës. Sipas METE-s, pas privatizimit, renta minerare do t'i transferohet si e drejtë qeverisë shqiptare. Aktualisht, ka shtatë marrëveshje të tilla, nga të cilat njëra është në fazën e prodhimit, ndërsa të tjerat janë ende në fazën e kërkimit dhe zhvillimit. Kompania Albpetrol ka më shumë se 60 vjet përvojë në nxjerrjen e naftës dhe gazit. Aktualisht, ajo mbetet një ndër kompanitë më të rëndësishme, ende shtetërore, e cila është në prag të privatizimit./s.s./
KOMENTE