English

Axhenda, 1 Korrik, Atsh

Ora 09:30 - MTKRS dhe MPCS organizojnë në Hotel "Tirana International" konferencën "Punësimi i të Rinjve në Shqipëri - Qasjet e reja dhe mekanizmat financues". Ora 09.30 - Ministri i Brendshëm takohet me prefektët e vendit. Ora 10.00 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Ora 16:30 - Në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit zhvillohet ndeshja e Europa League, Laçi - Dnepr Mogilev. Ora 17:30 - Në stadiumin "Qemal Stafa" luhet ndeshja e Europa League, Tirana - ZTE. KOSOVË Ora 10.00 - Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare. Ora 12:00 -Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë shtypi, me temën: 20-vjetori i 2 Korrikut 1990 - statusi i deputetëve të përbërjes së atëhershme. Ora 13:00 - Ministri i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, do të mbajë konferencë per media. Ora 15:00 - Nën drejtimin e zv/kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, mbahet takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike.
KOMENTE