Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda, 30 Qershor, Atsh
English

Axhenda, 30 Qershor, Atsh

Ora 11:00- Nën drejtimin e kryeministrit zhvillohet mbledhja e Keshillit te Ministrave Ora 10.00 - Ministri Basha takim me drejtuesit e Strukturës së re të Policisë Rrugore Ora 9:30- tek Ministria e Shendetesise Drejtori i TIKA-s, Musa Kulaklikaya takon ministrin Vasili; Ora 10:00- Përurohet laboratori i dializës tek spitali i fëmijëve, dhuratë nga TIKA; Ora 10.00 -Në ministrinë e Financave, ministrat e Financave dhe Shendetesise do te nenshkruajne nje marreveshje me qeverine austriake per sektorin e shendetesise; Ora 11:00 -Këshilli Mbikqyrës i BSH-së diskuton mbi politikën monetare për muajin qershor 2010; Ora 10:00 - Ne Gjykaten e Krimeve te Renda zhvillohet seanca e radhes ndaj Aldo Bares, i akuzuar si drejtuesi i "Bandes se Lushnjes"; Ora:10:00- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Formimit Profesional dhe Shoqatën "Përthyerja", organizojne në IEVP Jordan Misja, aktivitetin përmbyllës, me rastin e përfundimit të kurseve profesionale të miturve. Ora 11.30- Zyra e bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri shpall strategjinë e re për periudhën 2010-2013, ku do të prezantojë fushat ku do të fokusohet ndihma Zvicerane për Shqipërinë në prani të ambasadores së Zvicrës në Tiranë, Zj. Yvana Enzler dhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta në Hotel Sheraton; Kuvend: Ora 10.00 -Komisioni i Ekonomisë vijon shqyrtimin e p/ligjit "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin". Ora 10:00 - Komisioni i Ligjeve zhvillon seancën dëgjimore me Medi Bicin, kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë, propozuar nga Presidenti i Republikës. Ora 11.00 -Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka në rend dite diskutimin e aktit normativ "Për një shtesë në ligjin "Për hidrokarburet". Ora 11.00 -Komisioni i Shëndetësisë diskuton mbi "Rëndësinë e shërbimit paliativ në Shqipëri me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Kujdesit Paliativ të SOROS-it". Ora 12:30- KOKSH organizon një konferencë për shtyp në ambjentet e Universitetit të Sporteve rreth programit të fitnesit në vend.
KOMENTE