Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dializa, hapet pavioni i parë në Pediatri
English

Dializa, hapet pavioni i parë në Pediatri

Tiranë, 30 qershor, NOA, Blerina Ahmetaj - Për herë të parë, fëmijët që vuajnë nga mosfunskionimi i veshkave apo siç njihet ndryshe, insuficenca renale, do të marrin dializë brenda vendit pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Maqedonisë apo shteteve të tjera fqinje.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi kanë përuruar pavionin e parë të hemodializës, i cili është hapur brenda spitalit Pediatrik.

Ky pavion ka 7 shtretër ku çdo ditë do të kryejnë dializë 12 fëmijë.

“Me këtë shërbim garantojmë standarde në rritjen e cilësisë së jetës për këtë kategori fëmijësh, që vuajnë nga insuficenca renale. Ky pavion aq i munguar deri më sot do të pasohet nga të tjera shërbime, që do të hapen në ditët në vazhdim në QSUT”, tha Vasili.

Shefi i pavionit të hemodializës, Rezar Xhepa, tha se deri më sot, kjo sëmundje ka marrë shumë jetë fëmijësh për shkak të mungesës së kryerjes së dializës brenda vendit.

Sipas Xhepës, Shqipëria ka një tendencë në rritje të numrit të të prekurve nga insuficenca renale.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 110 fëmijë, që kanë nevojë për dializë.

Për pacientët e sëmurë me veshka, që gjejnë donatorë për dhurimin e veshkës, tashmë është bërë e mundur dhe kryerja e transplantit të veshkës, si në sektorin privat dhe atë publik brenda vendit.

b.a/NOA
KOMENTE