Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Gjermani - Rënie E Re E Normës Së Papunësisë Në Qershor
English

Ekon - Gjermani - Rënie E Re E Normës Së Papunësisë Në Qershor

BERLIN, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Papunësia ka pësuar një ulje të re në Gjermani gjatë muajit qershor, sipas shifrave të publikuara sot, të cilat përbëjnë një provë të qartë për potencialin e tregut të punës në ekonominë e parë evropiane. Norma reale e papunësisë, të cilës i është bërë referencë në një debat publik, ka kaluar në 7.5 për qind kundrejt 7.7 për qind gjatë muajit maj, njoftoi Agjencia e Punësimit. Numri i të papunëve ka arritur në 3.15 milionë, me një ulje prej 88 mijë personash të shifrave reale brenda një muaji. Sezoni veror është tradicionalisht shumë i favorshëm për punësimin, si rezultat i punësimeve sezonale. Në të dhënat e korrigjuara të variacioneve sezonale (CVS), të shqyrtuara menjëherë nga ekspertët e ekonomisë, numri i të papunëve po ashtu ka pasur rënie, prej 21 mijë personash. Tregu i punës gjerman i ka rezistuar veçanërisht mirë krizës dhe paraqitet pas disa muajsh një dinamizëm që po habit vëzhguesit dhe ekspertët e ekonomisë. Së fundmi, nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike të siguruar përmes eksporteve, shumë kompani dhe grupe të mëdha ekonomike i kanë dhënë fund pushimeve të pjesshme nga puna, të cilat i kishin aplikuar që nga viti 2009 dhe kanë rinisur kthimin e tyre në punë./ /i.p/
KOMENTE