Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani - Zgjedhja E Presidentit: Kandidati I Merkel Nuk Fiton Që Në Turin E Parë
English

Gjermani - Zgjedhja E Presidentit: Kandidati I Merkel Nuk Fiton Që Në Turin E Parë

BERLIN, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Kandidati Christian Wulff i kancelares Angela Merkel nuk arriti sot të zgjidhej në turin e parë të zgjedhjeve për presidentin e Gjermanisë dhe një tur i dytë votimi do të mbahet gjatë ditës. Wulff, kristiandemokrat i CDU-së, 51 vjeç dhe deri tani kryetar autoriteteve qeveritare të landit Saksonia e Poshtme, në veri, mori vetëm 600 vota. Për t'u zgjedhur i duhej shumica absolute në Asamblenë federale, kolegj me 1 244 zgjedhës, i përbërë nga 622 deputetë të Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit dhe nga po aq delegatë të emëruar nga 16 parlamentet rajonale. Koalicioni konservator-liberal, CDU-CSU-FDP i Angela Merkel ka një avantazh prej rreth 20 votash në këtë kolegj elektoral dhe në fund zgjedhja e Christian Wulff konsiderohet si e arritur. Por, mbajtja e një turi të dytë përbën një goditje të ashpër për kancelaren, koalicioni i së cilës në pushtet që prej tetorit është tronditur nga përçarje të thella. /I.Pu.
KOMENTE