English

KQZ: Policia e Kosovës, profesionale gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 30 Qershor, NOA – Policia e Kosovës ka marrë sot deklarata mirënjohje nga Komisioni Qendror Zgjedhor për punë të shkëlqyer dhe profesionale gjatë zgjedhjeve lokale 2009-2010.

Një fakt të tillë ndihmës-drejtorit të PK-së, ia komunikoi sot gjatë një takimi të përbashkët zyrtari i lartë i KQZ-së, Nexhmedin Hyseni.

Në këtë takim, Hyseni falënderoi Policinë e Kosovës për kontributin e dhënë me punë të shkëlqyer dhe profesionale si dhe angazhimin maksimal që kanë dhënë gjatë zgjedhjeve lokale 2009-2010.

Me këtë rast, ai shpërndau edhe mirënjohje për zyrtarët policorë të cilët ishin të angazhuar drejtpërdrejt në menaxhimin e procesit në aspektin e sigurisë për zgjedhjet lokale 2009-2010.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës tha se “tanimë kemi krijuar një traditë dhe praktikë dhe kemi përfituar përvoja lidhur me proceset zgjedhore”, duke shtuar se një meritë e madhe i atribuohet edhe qytetarëve të Kosovës për ngritjen e vetëdijes së lartë qytetare që kanë treguar ata gjatë këtyre zgjedhjeve.

n.e/NOA

KOMENTE