Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Opozita ndjek politikë destruktive, po dëmton proceset integruese
English

Meta: Opozita ndjek politikë destruktive, po dëmton proceset integruese

Tiranë, 30 Qershor, NOA – Partia Socialiste me mosangazhimin e saj për reformën zgjedhore, tregon që edhe një herë se po aplikon një politikë bllokuese, bojkotuese dhe destruktive, duke dëmtuar proceset integruese dhe funksionimin e institucioneve.

Një fakt të tillë e ka deklaruar sot gjatë një prononcimi për mediat, ministri i Jashtëm Ilir Meta, i cili i pyetur lidhur me qëndrimin e fundit të opozitës për reformën zgjedhore ka deklaruar se ai është mëse i gabuar.

Ndërsa në lidhje me konsensusin që duhet të japë opozita për miratimin e ligjeve kryesore në vend, ai tha se “absolutisht, që ky konsensus duhej të jepej me kohë”.

“Opozita e ka për detyrë pasi këto janë çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit. Për qeverinë këto nuk janë të domosdoshme për funksionimin e saj, pasi dihet që qeveria me 71 deputetë, falë dhe ndryshimeve kushtetuese që bënë në 21 prill, që ne i kemi kundërshtuar, është shumë solide për funksionimin e saj”, tha më pas ai.

Sipas tij, është vetë interesi i opozitës që të bëjë të kundërtën dhe në këtë mënyrë dhe ajo ndihet më e garantuar në hapësirat e saj për të shprehur pikëpamjet e veta dhe për ti zhvilluar ato, duke dhënë një kontribut të cilin normalisht shoqëria e kthen në mbështetje më pas.

“Kjo lloj politike mendoj që është tepër dritëshkurtër dhe nuk e ndihmon aspak Partinë Socialiste e cila ka kontributet e saj në të kaluarën në proceset integruese të vendit dhe unë shpresoj që do të reflektojnë”, u shpreh ai lidhur me këtë çështje.

Ndërsa në lidhje me votimin e hapur, të propozuar nga mazhoranca për dekretet e Presidentit, ai u shpreh se “për LSI-në, e rëndësishme në mënyrë të veçantë është transparenca nga momenti që Presidenti si autoritet i vendit që ka ekskluzivitetin për të bërë propozimet përmes dekreteve, deri në momentin që parlamenti shprehet me votë.

“Pra, të kemi një proces sa më transparent për opinionin publik, për kandidatët, për aftësitë e tyre dhe në këtë drejtim unë besoj që po ecet përpara në përsosjen e kësaj transparence, sepse ne jemi një demokraci e re”, deklaroi më tej ai.

n.e/NOA

KOMENTE