English

Parlamenti Evropian: Asnjë penalitet kundër kremit Nutella

Bruksel, 30 qershor 2010 NOA/ Rid Bulku - Anëtarët e Parlamentit Evropian nuk janë duke u përpjekur që të ndalojnë shitjen ose marketingun e Nutellas. Ky fakt është pohuar nga vetë Parlamenti Evropian.

“Sipas propozimeve të tanishme, nuk është folur aspak për vënien e paralajmërimeve shëndetësore në etiketat e ushqimeve dhe madje as për ndalimin e marketingun apo shitjen e produkteve. Ende bazuar mbi propozimet aktuale përmbajtja e kripës, yndyrës dhe sheqernave do të bëhet një informacion i detyrueshme”, - thuhet në deklaratë.

“Legjislacioni i ri për etiketimin e ushqimit do të miratohet vetëm nëse arrihet ndonjë marrëveshje mes Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare. Parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në legjislacionin për sa i përket etiketimit të ushqimeve. Diskutimet janë në vazhdim dhe nuk do të bëhet asnjë marrëveshje deri nga mesi i vitit 2011”, - njoftoi zyra e shtypit e Parlamentit Evropian.

Pra, rregullat do të hyjnë në fuqi pas tre vjetësh që do të praktikohen në biznes (ose pesë vjet për firmat e vogla) për të mundësuar ata që të jenë në përputhje me dispozitat e reja. Supermarketet dhe dyqanet ushqimore do të ndikohen nga këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur dhe flitet se fillimi do të jetë në vitin 2014.

r.b/NOA

KOMENTE