Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil-Biznes/ Neritan Rustemi, Pastiçieri I Traditës Fierake
English

Profil-Biznes/ Neritan Rustemi, Pastiçieri I Traditës Fierake

FIER, 30 qeshor /ATSH -Rr.Isufaj/ - Pastiçeri "Rustemi" është modeli i një biznesi të sukseshëm në qytetin e Fierit, i nisur 19 vjet më parë. "Kemi dalë ndër të parët subjekte private në qytet, për prodhimin e ëmbëlsirave," tregon Neritan Rustemi, pronari i punishtes. Zgjedhja e prodhimit të pastave nuk ishte rastësi, por traditë familjare. "Im atë ka punuar pastiçier që nga viti 1951. Dhe unë kam mbaruar për pastiçier në vitin1983," thotë Neritan Rustemi, që kujton vështirësitë e fillimit, mungesën e përvojës dhe lëndës së parë e shumë probleme të tjera, që i kapërcyen me sukses në këtë rrugë të gjatë. Rustemi e nisi biznesin me një kioskë, rreth 16 metër katrorë, ndërsa tani ka një punishte moderne, rreth 60 herë më të madhe, me rreth 1000 metër katrorë, ku punojnë 25 punëtorë të përhershëm dhe 15 sezonalë. "Prodhimet tona janë pëlqyer për cilësinë, pastërtinë dhe standartet. Tregu i shitjes të prodhimeve tona u shtri në Vlorë, Berat, Lushnjë, Elbasan, Durrës e Tiranë," thotë Rustemi. Njohja e profesionit, përkushtimi dhe korrektësia ishin faktorët që mundësuan kapërcimin e vështirësive dhe zhvillimin e suksesshëm të biznesit, shpjegon Rustemi. "Babai im, mjeshtër pastiçier, profesionin e trasmetoi edhe tek unë. Shto këtu edhe përkushtimin. Kjo bëri që ne të kapërcenim vështirësitë e fillimit," thotë Rustemi. "Duke e njohur rëndësinë e lëndës së parë m'u desh që ta ndiqja vet këtë problem. Kam frekuentuar tregjet ndërkombëtare si në Greqi, Belgjikë, Itali, duke siguruar lëndën e parë cilësore, paisje dhe makineri bashkëkohore," shton ai. Vera dhe festat e fundvitit janë periudha më e artë e tregtimit të ëmbëlsirave. "Prodhimi ynë është i larmishëm, por ëmbëlsirat tradicionale zënë vënd të rëndësishëm, se janë shumë të kërkuara, sidomos me ardhjen e emigrantëve. Kur vijnë ata, e shtojmë goxha prodhimin e ëmbëlsirave tradicionale, pasi ato u mungojnë në vëndet ku jetojnë," thotë Rustemi. Por ndihet i pakënaqur me Bashkinë, që nuk është treguar dashamirëse ndaj tij. "Bashkia na ka trajtuar jo si qytetarë, por si të huaj. Kujtohet për ne vetëm kur ka nevojë për të ekspozuar dhe demonstruar prodhimet e traditës. Për këtë ndihemi keq," thotë Rustemi. "Para disa vitesh mu dogj dyqani në qendër të qytetit. Absurdi i kryebashkiakut arriti deri aty sa të më privonte nga e drejta për të më dhënë leje ndërtimi mbi themelet e dyqanit të djegur, ndërkohë që në truallin tim dhe përreth tij, kanë ndërtuar të fortët e rrugës, sponsorizuesit e Bashkisë, apo të pushtetshmit," thotë Rustemi. Prodhimet e Pastiçeri "Rustemi" përveçse ekspozohen në dhjetra panaire jashtë Fierit, janë sot menyja e zakonshme në çdo aktivitet vendor, ku prezantohen ëmbëlsirat tradicionale dhe bashkëkohore./ch/
KOMENTE