Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Rrit Pensionet Nga 4, Në 10 Për Qind
English

Qeveria Rrit Pensionet Nga 4, Në 10 Për Qind

- Kryeministri Berisha tha se rritja e pensioneve është 3-5 herë më e madhe se rritja e çmimeve - TIRANË, 30 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimin për rritjen e pensioneve mujore për 520 mijë qytetarë shqiptarë dhe përkatësisht në masën 6 për qind për pensionet e ulëta në qytet, 10 për qind pensionet në fshat dhe 4 për qind pensionet e larta dhe ato suplementare. Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Sali Berisha tha se rritja e pensioneve është 3-5 herë më e madhe se rritja e çmimeve nga korriku 2009- në korrik 2010. "Me këtë rritje bëhet indeksimi i çmimeve dhe të gjitha rritjet e tjera janë shtesë reale mbi pensionin e tyre", tha Berisha. Pensionet e ulëta në qytet, sipas Kryeministrit përfitojnë një rritje prej 6140 lekë të vjetra, prej nga përfitues janë rreth 200 mijë pensionistë. Berisha tha se "170 mijë pensionistë të fshatit do të kenë një rritje prej 10 për qind të pensionit të tyre, ndërsa pensionet e larta dhe ato suplementare rriten me 4 për qind". "Pas një përpjekje shumë serioze u arrit që qeveria të vendosë për rritje të ndjeshme të pensioneve dhe konkretisht, pensionet e fshatit kanë një rritje dyshifrore. Kjo ndodh në një kohë kur në shumicën e vendeve të Europës, pensionet janë ngrirë madje edhe janë reduktuar", tha Berisha. Kryeministri theksoi se "kriza europiane ka pasqyrimin e saj në ekonominë shqiptare, dhe ky vendim merret jo pa vështirësi por në përputhje me premtimin e bërë nga qeveria". Kreu i Qeverisë informoi se "këtë javë Ministria e Financave do të sjellë edhe vendimin për rritjen e rrogave". Ne i qëndrojmë sërish vendimit për rritjen e rrogave, sipas përshkallëzimeve dhe parashikimeve të nevojshme. Pra programi i qeverisë mbetet i paprekur në rrafshin e rritjes së rrogave dhe pensioneve". Por sipas tij "programi do njohë kufizime drastike në shpenzimet e tjera, pasi është e domosdoshme të ndiqet një politikë e kujdesit të veçantë, e cila duhet të ruajë me çdo çmim treguesit makro-ekonomik". Në këtë drejtim, Berisha tha se "Qeveria do të çojë buxhetin në parlament për të shkurtuar ndjeshëm shpenzimet". Sipas tij "shpenzimet do të shkurtohen me 25 për qind në të gjitha fushat". "Tegu europian i bonove të thesarit është në situatën më të pashembullt dhe pa përjashtim u tërhoqën të gjitha vendet që u paraqitën bashkë me Shqipërinë. Kjo për shkak të disa problemeve të thella të krijuara në zonën e euros, që kanë krijuar pasiguri të madhe. Në këto kushte tregjet financiare europiane përjetojnë një situatë të vështirë", tha Berisha. Ai theksoi se "Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe qeveria po sintonizojnë të gjitha qëndrimet në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla". "Ndaj reduktimi i shpenzimeve është një imperativ i kohës dhe ne duhet të çojmë buxhetin në parlament për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme shpenzimet buxhetore të këtij viti", tha Berisha./n.m/
KOMENTE