English

SHBA, spiunët rusë, mes tyre dhe një 007 seksi

SHBA, 1 Korrik 2010 NOA - Në mesin e 11 spiunëve rusë të arrestuar në SHBA, ka spikatur dhe një bukuroshe 007, e cila të lë pa frymë. Bëhet fjalë për Anna Chapman, 28 vjeçare, me flokë të kuqe dhe me një trup seksi.

Vajza u demaskua nga FBI dhe ishte udhëheqëse e një kompanie online, të pasurive të patundshme, në të cilën realizonte një xhiro prej 2 milionë dollarësh për klientët rus. Anna jetonte në një apartament luksoz në Manhattan dhe që nga muaji janar ajo kalonte informacione për një zyrtar të qeverisë në Moskë.

E diplomuar në ekonomi në Universitetin “Rossijskij Narodov Druzby”, ajo transmetonte informatat e saj në rrezet e diellit nëpërmjet një rrjeti të koduar në Web nga kafeneja ose në librari.

Një javë më parë, një agjent i fshehtë i FBI ka kontaktuar me vajzën duke i kërkuar një pasaportë të rreme për një tjetër agjent sekret.

“A jeni gati për këtë hap?”, - i kishte kërkuar ai. “Shit, yes,” - u përgjigj Chapman. Marrëveshja ishte se Ana do të kontaktonte me të panjohurin nëpërmjet dialogut të koduar ku bazë ishin fjalët e njohjes.

28 vjeçarja ishte dhe mikesha e ekonomistit Roubini Nouriel, në facebok. Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, i cili njihet për vizionin e tij katastrofal të ekonomisë botërore, por ai ka pohuar se e ka fshirë atë nga lista e miqve duke theksuar se asnjëherë nuk është ballafaquar drejtpërdrejt me të.

r.b/NOA

KOMENTE