Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të identifikohet një popull autokton?
English

Si të identifikohet një popull autokton?

Ne si popull i shumëpërvuajtur na duhet të ecim edhe ditën me fener, mos t’i lëmë asgjë rastit. Në një anekdotë thuhet, se kur i pa shkolluari e hedh gurin në ujë, njëqind të shkolluar s’mund ta nxjerrin, ndërsa në qoftë se rastësisht, i ashtuquajturi i shkolluar e hedh gurin në ujë, s’e kam të qartë se sa të shkolluar duhet të angazhohen për ta nxjerrë atë

Nga Mustafë Demalija, New York*

Ne qe jetojmë në mërgim kemi menduar se në Kosovë kemi njerëz të shkathtë, të Pjekur dhe të arsimuar në gjuhën amtare dhe në gjuhë të huaja që mund të mbrojnë ekzistencën e shtetit, por si po shihet këtë armë s’e paskëshim pasur.

Ne rrethanat që ndodhet vendi ynë sot, ne kemi nevojë për intelektualë të vërtetë kombëtarë, me qëndrime konkrete kombëtare që veç të tjerash, kanë synim unitetin e popullit, sikur e kanë pasur e mbrojtur më parë legjendarët e kombit që luftuan me “zemrën e luanit” edhe me ato armë që kishin (sëpatën).

Mirëpo, si po shihet paskëshim qenë të gabuar. Kam përshtypjen se shtypi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë po e përkrahin në një formë apo tjetër gjuhën sllavike, ndoshta për dikë kjo duket normale, sepse fatkeqësisht, ende gjendet gjaku i vjetër sikur ka qenë me herët, kur ishim nën okupatorët e kohërave të vështira dhe me keqardhje duhet pohuar se sa shpejt u harruan gjenocidi, vrasjet, torturat, persekutimet, burgosjet, poshtërimet ndaj popullit shqiptar. Unë besoj se edhe kjo elitë politike, sikurse vetë populli ka pasur ndonjë anëtar të familjes së vetë, që iu është djegur në

furrat e Trepçës dhe të ferronikelit apo masakruar në Reçak, Lybeniq, Mejë, Studime, Poklet të vjetër, Qyshk, Makovc, Izbicë, dhe ne masakra të tjera, gjithë andaj Kosovës. Jam i bindur se po të ishin bërë këto masakra në një popull tjetër, do të shikohej ndryshe. Sikurse të kishim pasur më shumë pjekuri dhe aftësi në politikë dhe përvojë shtetërore, nuk do të lejonim imponimin e opsioneve të gabuara dhe nuk do të lejonim përkuljen, si më parë. Kjo përulje po vazhdon edhe sot, te okupatori i ri që erdhi të na çlirojë me “respekt”. Masakrat ndaj shqiptarëve nuk janë bërë vetëm kësaj herë, por me shekuj e shekuj. Të gjitha këto, Evropa i ka parë me syrin mikroskopit dhe pa u munduar t’i parandalojë këto derisa Serbia filloj të masakrojë popullatën e ish-Republikave Jugosllave, por për fatin tonë të mirë dhe të Ballkanit,

Amerika e mori flamurin prijës dhe me ndihmën e disa shteteve të fuqishme të Evropës, shpëtoi këta popuj nga eksterminimi total.

Evropa dhe Ballkani e kanë ditur fare mirë, që ne ndodheshim me shekuj nën okupim, por ka qenë e heshtur ndaj nesh.

Me dhimbje duhet thënë se edhe sot, pas të gjitha këtyre vuajtjeve, me ne manipulohet, me “këshilla” se si ne duhet të qeverisim, sikurse të kishim zbritur nga Hëna apo Marsi, e jo si një popull i vjetër i këtyre trojeve ballkanike, me një gjuhë gjithashtu, indoevropiane. Po ashtu, është e vërtetë se ne si popull i pushtuar, nuk kemi pasur të drejtë të kërkojmë demokratizim e as s’kemi pasur të drejtë që të shprehemi të lirë, sepse qemë të zingjiruar nën thundrën e një okupatori kriminel sllavo-komunist. Evropa e ka ditur fare mirë që s’kemi pasur të drejtë të lëvizim të lirë nga një qytet në tjetrin e as të vendosim ndonjë gjë të vogël për vete,

Sepse shteti amë u kurorëzua me Jugosllavinë dhe Rusinë, e ne mbetëm përsëri jetimë, do të thotë nën pushtimin serbo jugosllav. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen konstatimi i im se ne në Kosovë kemi qenë servile ndaj okupatorëve shekullor, si më herët ashtu edhe sot. Me këtë dëshiroj të theksoj se nuk po mësojmë nga e kaluara dhe prapë jemi aty ku kemi qenë, servile dhe pa një flamuri të përbashkët kombëtar.

Edhe ne këtë shekull sërish po mbesim të shkallëzuar nga kombi i jone. Ky është realitet, deshëm s’deshëm ta pranojmë. Ne, në anën tjetër pretendojmë se jemi më të

mençurit dhe me keqardhje po them se nuk e dimë se ku gjendet Tirana, e lëre më Mitrovica, dhe gjithashtu pretendojmë dhe ngulim këmbë se jemi më të aftë pa marrë parasysh se sa do t’i kushtojë kombit kjo injorancë e pa imagjinueshme, ashtu si pylltari kur shkon në mal pa sëpatë e kthehet në shtëpi me disa krunde!!! E po shtihemi shumë të zgjuar e në anën tjetër, s’dimë se çka do të thotë 28 nëntori, e lëre më lufta e Kosovës ose çka u vendos në mbledhjen e Londrës, apo çka domethënë mbledhja e Lidhjes së Prizrenit. Është fakt se neve na u imponua gjuha e sunduesve dhe në këtë kontekst, mbaj mend se gjatë shkollimit në Kosovë, është mësuar edhe me hatër për nevojat e ndryshme ekzistuese. Gjatë viteve të dyzeta mes dy administrative shqiptare që ishin gati të bashkohen, u pajtuan të dërgohen ekipe profesorësh vullnetarë nga Shqipëria në Kosovë për të hapur shkollat në gjuhën shqipe.

Këto ishin shkollat e para në gjuhën amtare. U hapën për herë të parë disa shkolla Normale e gjimnaze në Kosovë, ndër ta ishte lideri e vizionari i kombit me prejardhje nga familja e Bajram Currit, Malësia e Gjakovës Dr.Prof. Rexhep Krasniqi që pas kapitullimit të dy administrative, Kosova humbi luftën, Shqipëria mbeti Shqipëri, por vend i cunguar, me një përfaqësim të komunizmit ekstrem. Në anën tjetër, Kosovën e goditën dy të këqija në të njëjtën kohë: ripushtimi serb dhe komunizmi.

Në pjesë e fundit të vitit 1944 komunistët filluan persekutimet, linçimet, ndjekjet, burgo sjet dhe likuidimet e nacionalistëve në Shqipëri dhe Kosovë. Nga kjo valë e dhunës së egër shumë patriotë u detyruan të lëshojnë vendlindjen dhe të ikin në vendet e huaja por mendja e zemra e tyre mbetet gjithnjë te populli. Edhe në kurbet Dr. Krasniqi me shokët e tij ia kushtuan jetën kombit. Dr. Krasniqi jo vetëm që ua dhuroi jetë kombit të tij, por prapa nuk la askënd që të lëshojë, të paktën, një pikë loti, e sot trupi i tij kalbet ne varrezat e Long Iland-it në Neë York, i harruar nga populli dhe atdheu, të cilit ia kushtoi jetën ky njeri gjigant. Ky kolos për shkak të parimeve që kishte ndaj kombit, s’pranoi të marrë nënshtetësinë Amerikane, vetëm pse duhej të betohej para gjyqit se nëse Amerika rastësisht do t’i shpallte luftë shqiptarizmit, ky duhej të luftonte kundër kombit të tij dhe vazhdoi të punojë për popullin e vet. Vdiq si vigan dhe mbet si shqiptar i kombit.

Sidoqoftë, nuk është dashur ta harrojmë historinë tonë. Jo të pranojmë sot mbikëqyrjen ose të veprojmë si të kushtëzuar. Është e drejta e një kombi që të jetojë i lirë e sovran në trojet e veta autoktone, e jo ashtu sikur kemi qenë shekuj më parë të privuar nga liria elementare. Në vitin 1962 në Neë York ing. Xhafer Deva pat deklarua para nacionalistëve shqiptarë se ne humbëm luftën, por jo betejën.

Jugosllavi pat thënë se është si një mur i ndërtuar nga balta dhe si tillë, një ditë do të rrënohet. Lufta e shqiptarëve për liri do të vazhdojë, ajo s’do të ndalet kurrë. Ne e dimë se shumë patriotë të kombit e vazhduan luftën jashtë atdheut kundër pushtimit tè Kosovë dhe kundër komunizmit në Shqipëri. Numri i tyre ka qenë i madh. Unë i përmenda vetëm pak sish. Me këta patriotë dhe me ndihmën e mërgimtarëve të tjerë të vendosur në SHBA, arritëm të kundërshtonim propagandën e fuqishme jugosllave dhe me udhëzimet e tyre, gjithashtu, arritëm të asfaltonim rrugën drejt Ëashingtonit, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe botës së gjerë.

Disa adhurues shqiptarë të Bashkim-Vëllazërimit, na thoshin asaj kohe në SHBA se ju nacionalistët po doni të na prishni me Jugosllavinë, mandej ata përdornin fjalë fyese ndaj nesh. Ne mërgimtarët e rinj që arritëm në Amerikë në

vitin 1960, patëm fatin e nderin që na pritën këta patriotë të kombit, duke na ndihmuar, motivuar dhe udhëzuar për çështjen kombëtare. Ne, si një grup i ri, që sa kishim dalë jo me dëshirë tonë, por kishim ikur nga kurthi jugo-serbe, ishim

të përkushtuar ndaj kombit, atdheut, kulturës dhe traditave tona dhe në këtë kontekst, dua të theksoj se jetonim si një trup i pa ndarë i vendlindjes së dashur.

Në mëngjes kur zgjoheshim, mendjen dhe shpirtin e kishim tek atdheu, po ashtu çdo ditë mbanim takime mes veti dhe gjithnjë bisedonim për çështjen shqiptar, për njerëzit tonë që i kishim lënë nën robëri, si t’i ndihmonim ata dhe si ta ndihmonim çështjen shqiptare. Është e vërtetë se ne në këtë vend kemi mësuar ashtu si na kanë mësuar, e jo si ne kemi dashur, por sidoqoftë ruajtëm gjuhën e nënës dhe traditat tona dhe u munduam t’ia ngremë vlerën kombit dhe, në të njëjtën kohë t’ua zbardhnim fytyrën prindërve tanë dhe popullit shqiptar. Ne e mbajtëm mend sloganin se çdo kund bukës duhet t’i thuhet bukë, e kur na pyetshin në anglisht, si i thonë bukës, u thoshim bukë e jo “bread”. Në Shtetet e Bashkuar të Amerikës na

është promovuar kombëtarizim i këtij vendi, ashtu si është shkruar në Kushtetutë, një kombëtarizim i pa luhatshëm amerikan, me betim kah flamuri me dorën e djathtë në zemër duke recituar “pledge of the ligion” për të mbrojtur këtë vend si Republika Federale, pastaj thirrur “United State of America”, Identiteti i një kombit është Kushtetuta që shkruhet me gjak e djersë dhe për këtë, ata vendosën si deshën vetë, e jo të pranonin një Kushtetutë të imponuar, e jo kombëtare, për këtë ky vend quhet “United State of America” e jo “United State of Americo” edhe në qoftë se e ke shkruar kësisoj këtë emër të këtij shteti, fjalori me njëherë e nënvizon fjalën se është shkruar gabim e duhet të përmirësohet.

Sigurisht ne fjalorin tonë ende nuk e kemi të përparuar në mënyrë elektronike, e të kompletuar mirë çështjen e emrit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Edhe sot ne po e përdorim emrin e Kosovës dhe të Shqipërisë, me terma të huaj në shkrimet zyrtare që u dërgohen kombeve të bashkuara dhe vendeve të tjera të botës (Kosovo-Albania). Këta dy emra janë korrekt në anglisht dhe sllavish, e jo në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë dua të theksoj se disa intelektualë dhe gazetarë që shkruajnë sot në gjuhën angleze, si duket nuk kanë vullnet dhe dashuri që ë promovojnë emërtimin, përkatësisht fjalën e gjuhës shqipe dhe atë ta bëjnë të njohur në arenën ndërkombëtare, por shkruajnë me trema të gjuhëve tjera. Ndoshta ata mendojnë se

në atë gjuhë kuptohet më mirë, por është gabim të supozosh për një drejtim të tillë. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe disa nga liderët tonë politikë në takimet e tyre nëpër vende të ndryshe të botës. Shumë breza kanë luftuar për të formuar e ruajtur identitetin tonë

Kombëtar: gjuhen, historinë dhe kulturën. Pse ne nuk e ruajmë sot ne?!

Një ditë do të dalin historianë të vërtetë dhe të guximshëm t’i sqarojnë këto gabime që janë bërë gjate dekadave e sidomos këto në fillim të këtij shekulli.

Për vendin tonë është e dhimbshme për ata që nuk mundën t’i mbajnë parimet e qëndrimet korrekte për njohjen e vet apo të popullit e vendit të tij. Elita politike flet me gjuhë të panjohur nga populli ynë, duke përdorur retorikën për t’i hedhur pluhur atij. Realiteti i popullit tonë ka qenë dhe është shumë i qartë, në qoftë se historia jonë është korrekte ashtu si ne e kemi mësuar nga dijetarët e mirëfilltë dhe prindërit tonë.

Jam shumë i bindur se gjatë këtyre 50-60 vjetëve, që i kam jetuar, kam parë se ky popull kurrë nuk është dorëzuar edhe pse ka qenë i lidhur në pranga dhe tash i mbikëqyrur. Desha të them se historinë mos ta harrojmë se nëse ajo harrohet, përsëritet, për çdo mëngjes, para se ta lajmë fytyrën, duhet t’i përkujtojmë vuajtjet e popullit dhe krimet që i kanë bërë serbët e të tjerët mbi ne, të mos i harrojmë dhe të mos i falim. Pyetni ata që kanë humbur nga dhjetë, njëzet e më shumë anëtarë të familjes se çka thonë?

Kjo robëri e gjatë ka lënë pasoja, trauma, psikozë e frikës në fëmijëri dhe në këtë popull dhe natyrisht, do të marrë shumë kohë për shërim. Një gjë dua ta përkujtoj, se shërimi më i shpejt i tij mund të bëhet nëse ne nuk e harrojmë të kaluarën, nëse elita jonë politike punon në interes të kombit, të shtetit dhe kjo elitë nuk bëhet servile që të tjerë ta dëmtojnë çështjen tonë kombëtare.

Ne si popull i shumëpërvuajtur na duhet të ecim edhe ditën me fener, mos t’i lëmë asgjë rastit. Në një anekdotë thuhet, se kur i pa shkolluari e hedh gurin në ujë, njëqind të shkolluar s’mund ta nxjerrin, ndërsa në qoftë se rastësisht, i ashtuquajturi i shkolluar e hedh gurin në ujë, s’e kam të qartë se sa të shkolluar duhet të angazhohen për ta nxjerrë atë.

Për këtë mërgimtarët si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu si në mbarë botën, andej ku gjendën, nuk do t’u duhet të pajtohen me politikën retorike të liderëve tanë, si e kanë bërë deri më sot që mbi 80 për qind është e disfavorshme, sidomos për unitetin tonë kombëtar.

Ne si mërgimtarë ju kishim lutur gjithë shqiptarëve që fuqimisht të përkrahin zërin e lirë të popullit dhe “platformën e vetëvendosjes” pa kompromis, ashtu si e kërkon e drejta njerëzore në demokratizimin e një shteti të vërtetë, autokton, i pavarur që vetë zgjidh fatin e tij të lirë, të vendosë si çdo shtet demokratik i botës, një shtet që kontrollohet vetëm nga vetvetja dhe që betohet në himnin kombëtar. E jo si tani që jemi pothuaj në të njëjtin vapor, siç kemi qenë dekadave të shkuara, ku sovranitetin i kontrolluar nga dikush tjetër.

S’na duhen politikan, parlamentarë e pushtetarë që mbrojnë vetëm ulëset e tyre, që përfitojnë nga shteti në forma të ndryshme, por të atillë që luftojnë për sovranitet të plotë të Kosovës, për demokratizim të mirëfilltë, me një vizion të qartë për të ardhshmen e këtij populli aq të hequr keq e aq të sakrifikuar.

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE