Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli kërkesë Azerbajxhanit: Përfshini dhe Shqipërinë si tranzit në linjat e gazit e naftës
English

Topalli kërkesë Azerbajxhanit: Përfshini dhe Shqipërinë si tranzit në linjat e gazit e naftës

Baku, 30 qershor, NOA – Për Shqipërinë paraqet një rëndësi mjaft të madhe njohja e saj si vend tranzit i kalimit të linjave të gazit dhe naftës nga Azerbajxhani.

Një fakt të tillë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka theksuar gjatë takimeve të larta që zhvilloi në këtë vend të Lindjes së Mesme, konkretisht me kryeministrin dhe ministrin e zhvillimit Ekonomik.

Ajo kërkoi prej tyre angazhimin e drejtpërdrejtë në këtë çështje çka u prit shumë pozitivisht dhe u premtua se do të shfrytëzoheshin të gjitha mundësitë e potencialeve për të realizuar një dimension të ri të bashkëpunimit dypalësh.

Nga ana e tij, kryeministri Rasizadeh tha se e konsideron vizitën e kryeparlamentares shqiptare kontribut direkt për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Ndërsa Topalli e siguroi se Shqipëria vlerëson progresin e shpejtë dhe strategjinë e zhvillimit ekonomik që ndjek Azerbajxhani si dhe rolin e tij në rajon.

Ajo theksoi se Shqipëria me pozitën e saj gjeopolitike, treguesit ekonomikë klimën atraktive për biznesin si dhe lehtësirat në këtë drejtim e bëjnë atë një partner të besueshëm dhe një treg interesant për investitorët e huaj.

Sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia, u panë si inkurajuese për investime drejt Shqipërisë.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Shahin Mustafajev, shprehu gatishmërinë e tij për të konkretizuar me projekte bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve në shumë fusha me interes reciprok, kryesisht në fushën e energjisë.

n.e/NOA

KOMENTE