Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
15 vjet pas zhdukjes, Remzi Hoxha shpallet i vdekur nga gjykata e Shkupit
English

15 vjet pas zhdukjes, Remzi Hoxha shpallet i vdekur nga gjykata e Shkupit

Shkup, 1 korrik, NOA – 15 vjet pas rrëmbimit të tij në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë dhe zhdukjes së tij gjykata e Krimeve të Rënda të Maqedonisë e ka shpallur të vdekur biznesmenin maqedonas Remzi Hoxha.

Prokurori i çështjes, Xhevat Hana, paraqiti shpalljen e vendimit si të vdekur nga gjykata e Shkupit, në seancën e djeshme të gjyqit ndaj tre të akuzuarëve, ish oficerëve të lartë të SHIK-ut, për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e bisnesment, pikërisht Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, duke kërkuar që ajo t’i shtohej dosjes së gjykimit.

Gjyqtarët e çështjes e pasi janë konsultuar kanë marrë vendimin që t’i drejtohen me një letërporosi gjykatës së Shkupit, për të marrë vendimin për shpalljen të vdekur të biznesmenit Remzi Hoxha.

Vetë familjarët e Remzi Hoxhës i janë drejtuar gjykatës maqedonase për shpalljen të vdekur të familjarit të tyre të zhdukur prej 15 vitesh.

Vendimi për shpalljen të vdekur të Remzi Hoxhës, mbështet kështu edhe akuzat e prokurorëve të çështjes se ish shkasit, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi kanë rrëmbyer, torturuar për vdekje biznesmenin maqedonas Remzi Hoxha.

mit/NOA
KOMENTE