Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ademi: Maqedonia I Konsideron Të Rrezikshëm Zërat Për Një Shkëmbim Territori Mes Kosovës E Serbisë
English

Ademi: Maqedonia I Konsideron Të Rrezikshëm Zërat Për Një Shkëmbim Territori Mes Kosovës E Serbisë

SHKUP, 1 korrik /ATSH-MIA/ - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, në një intervistë dhënë shërbimit në gjuhën shqipe të BBC-së, deklaroi se Maqedonia i konsideron të rrezikshëm zërat për një shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, ndërkohë që paralajmëroi se vitin e ardhshëm, si pjesë e Korridorit VIII do të nisë ndërtimi i hekurudhës që do ta lidhë këtë vend me Shqipërinë. ''Mendoj se janë ide të vjetra, janë ide gjithashtu të rrezikshme dhe tendencioze, në radhë të parë për shqiptarët, sepse janë ide të cilat pikërisht shqiptarët do t'i dëmtonin më së shumti se çdokënd tjetër në rajon'', deklaroi Ademi. ''Mendoj se këto ide jepen nga Serbia edhe për të shpërqëndruar vëmendjen e opinionit nga ajo që ndodh me shtetin e ri, me institucionet e reja në Kosovë, me zhvillimin që ka Kosova dhe me zhvillimin që kanë popujt e rajonit në krahasim me Serbinë'', shtoi ai. ''Këto ide janë të papranueshme, në radhë të parë, për Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe pastaj edhe për shtetet e tjera. Pra, e papranueshme është edhe për Maqedoninë. Kosova tanimë po dëshmon se është shtet që prodhon stabilitet. Kosova është e pranuar nga një sërë shtetesh të botës dhe ata që e pranojnë pavarësinë e Kosovës e pranojnë sigurisht edhe planin e presidentit Ahtisari, i cili Kosovën e njeh me kufijtë administrativë dhe ata kufij tanimë janë kufij të njohur ndërkombëtarisht. Janë kufij të shtetit të Kosovës'', theksoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi për BBC-në./ a.jor.
KOMENTE