English

Ankandi, portreti “Silver Liz” i Elisabet Tejlor, shitet për 8 milionë euro (VIDEO)

Londër, Angli, 2 Korrik NOA - Një nga ikonat më të famshme të Pop Art, “Silver Liz” nga Andy Warhol, portreti i aktores Elizabeth Taylor, u shit nga Christie’s në Londër për 8 milionë e 300 mijë euro.

Blerësi ka kërkuar të mbetet anonim. Portreti që shihni në foto dhe më poshtë në pamjet filmike, është realizuar në vitin 1963, kur ylli i Hollivudit ishte aktorja e parë që ka fituar një milion dollarë për një film në të cilin nxori në pah sytë vjollcë e përmbushës të legjendares Kleopatra.

“Silver Liz” ka mbetur e privatizua në njëzet vitet e fundit dhe që atëherë nuk ka qenë kurrë e ekspozuar në publik, deri në majin e kaluar, kur ajo u shfaq nga shtëpia e ankandit në Londër.

Në një deklaratë, Christie tha se Warhol ka pikturuar vetëm dy portrete të Liz Taylor, madje kjo dhe duke e konsideruar aktore si frymëzimin e tij të preferuar.

Ankandi i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Londër, i përkushtuar pas-luftës dhe artit bashkëkohor, ka mbledhur një shumë totale prej 45 milionë sterlinash.

Rekordet e arritura janë kryer nga veprat e Jules de Balincourt, Alighiero Boetti, Glenn Brown, vëllezërit Chapman dhe Chris Ofili.

r.b/NOA

{youtube}17E8iGiwIS8{/youtube}

KOMENTE