Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Qeveria nuk po mbledh dot para, po mbahet me borxhet e qytetarëve
English

Braçe: Qeveria nuk po mbledh dot para, po mbahet me borxhet e qytetarëve

Tiranë, 1 Korrik, NOA – Qeveria nuk po mbledh dot para dhe ndaj po përpiqet që të rrisë taksat dhe detyrimet e tjera, duke i shtuar kështu një ngarkesë të re kurrizit të qytetarëve të saj.

Kështu është shprehur sot në seancë plenare, deputeti i opozitës, Erjon Braçe, sipas të cilit “janë qytetarët ata që po paguajnë për qeverinë dhe ajo për ata”, prandaj nuk duhet që të gënjehen sipas tij, nga rritjet e gënjeshtërta të pensioneve.

“Për shkak të korrupsionit në akciza, qeveria po detyrohet të marrë borxh, duke tejkaluar planin e huamarrjes së brendshme”, tha më tej, deputeti Braçe.

Ai ka bërë më pas apel në Kuvend, duke ngritur zërin me pyetjet “Ku po shkojnë paratë?” e duke u vetë-përgjigjur se “ato shkojnë për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash si edhe pagesën e deficitit të brendshëm”.

“Të ardhurat janë vetëm 91.5 miliardë, ndërsa shpenzimet 100.2 miliardë lekë e siç shihet këto të fundit janë më shumtë, duke krijuar një normë të lartë deficiti buxhetor. Ku do t’i gjejë këto para qeveria”, ka bërë apel nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist, Erjon Braçe.

n.e/NOA

KOMENTE