Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Komedia Udhëtimi Pa Vizë I Një Alieni Rikthehet Në Shtator
English

Durrës: Komedia "Udhëtimi Pa Vizë I Një Alieni" Rikthehet Në Shtator

DURRËS, 1 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Komedia "Udhëtimi pa vizë i një alieni" ka fituar mbrëmjen e kaluar duartrokitjet e publikut durrsak në shfaqjen e premierës së saj, ndërsa, sipas organizatorëve, pas shfaqjes së dytë sot në mbrëmje ajo do të rikthehet në skenë në muajin shtator. Shkruar nga dramaturgu Bashkim Hoxha dhe vënë në skenë nga regjisori Hervin Çuli me trupën teatrore BaH, komedia sjell me nota therëse, shpesh herë edhe tragjikomike një realitet mjaft të ndjeshëm për shikuesit shqiptarë: dëshirën e tyre për të udhëtuar pa vizë jashtë shtetit. Dramaturgu Bashkim Hoxha, i cili mbrëmjen e kaluar u nderua dhe me titullin "Mjeshtër i Madh" për krijimitarinë e tij letrare dhe publicistike i është shmangur notave politike në komedinë e tij të fundit, ndërsa ka zgjedhur një jashtëtokësor për të prezantuar një nga problematikat e rëndësishme aktuale. Bashkë me aktorët me përvojë Fatos Sela dhe Sanie Hoti, të cilët interpretojnë çiftin e fshatarëve në oborrin e të cilëve shfaqet alieni, në skenë kanë debutuar me sukses edhe emra të tjerë të rinj të teatrit shqiptar si Genti Deçka, Arben Spahia, Alban Musa, Lorenc Kaja dhe Adelina Musa. Skenografia me përmasa liliputiane, e përzgjedhur nga piktorja kostumografe Albana Rexha, e ka lehtësuar punën krijuese të regjisorit Hervin Çuli për trajtimin e veprës si një teatër kukullash. Përgatitja e premierës së re është mbështetur nga MTKRS, bashkia e qytetit dhe Kantina e pijeve alkolike Gjergj Kastrioti e Durrësit. Shkrimtari Bashkim Hoxha është autor i një sërë dramash dhe komedish të njohura për publikun shqiptar, si dhe ka fituar gjithashtu dy çmime të para në konkurset kombëtare të dramës shqipe. /ch/
KOMENTE