Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, mban si zile të telefonit zërin e Hitlerit, arrestohet 54 vjeçari
English

E rrallë, mban si zile të telefonit zërin e Hitlerit, arrestohet 54 vjeçari

Gjermani, 2 Korrik NOA - Një burrë 54 vjeçar u arrestua nga policia gjermane në një tren në Hamburg dhe kjo pasi si zile të telefonit të tij kishte zërin e Adolf Hitlerit në një fjalim në 1939 kur ai foli para Reichstag.

Denoncimi erdhi nga pasagjerët, të cilët bënë diçka të tillë pasi dëgjuan të binte në mënyrë të përsëritur telefonin e tij. 54 vjeçari me origjinë gjermane, u dënua me gjashtë muaj burg.

“Fillimi i luftës për shkatërrimin e popullit hebre”, ky është fjalim i bezdisshëm për pasagjerët të cilët u detyruan ta dëgjonin në kohë të ndryshme, deri sa vendosën për të thirrur policinë. Agjentët, pasi ndaluan nazistin, gjetën në brendësi të telefonit edhe disa foto të Hitlerit me mbishkrimin: mjeshtri më i madh i të gjitha kohërave.

Për peronin në fjalë është marrë menjëherë masa e arrestit me akuzën e shkeljes së Kushtetutës.

Ligji gjerman, e ndalon rreptësisht posedimin apo përfaqësimin në çdo lloj forme të imazhit nazist.

r.b/NOA

KOMENTE