Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eksodi i ambasadave ’90, qeveria e përkujton sot me koncert madhështor
English

Eksodi i ambasadave ’90, qeveria e përkujton sot me koncert madhështor

Tiranë, 1 Korrik, NOA – Eksodi i parë i shqiptarëve përmes ambasadave të huaja në Tiranë, plot 20 vjet më parë, do të përkujtohet sot nga qeveria përmes një koncerti madhështor.

Kryeqyteti i vendit tashmë gjendet i zbukuruar me flamuj dhe banderola të NATO-s, Bashkimit Evropian etj, të cilat të kujtojnë faktin se në kohë jemi plot dy dekada pas 2 korrikut të vitit 1990, kur me mijëra shqiptarë kapërcyen hekurat dhe muret e ambasadave në kërkim të një jete më të lirë.

Ndërsa sistemi i dikurshëm, i cili gjendej në atë periudhë në grahmat e fundit të tij, kërkonte ta mbante me forcë sistemin e socializmit edhe pas kësaj ngjarje goditëse të parë kundër tij, siç ka pohuar vetë në një intervistë mbi këtë ngjarje ish-kreu i fundit komunist, Ramiz Alia.

Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e para dy ditëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike bëri publike nismën më të fundit të qeverisë, në përkujtim të eksodit të madh të shqiptarëve përmes ambasadave.

"Mitingu do jetë më 1 korrik pasdite në Qytetin Studenti dhe më 2 korrik do të jetë ekspozita. Është zgjedhur 'Qyteti Studenti' për mitingun si një simbolikë, pasi 2 korriku përbën përpjekjen e madhe të rinisë shqiptare për të shembur murin e Berlinit në Tiranë. ë Atë ditë, me qindra dhe mijëra të rinj shqiptarë shembën murin dhe hynë në territorin e ambasadave të vendeve të lira. Ne duhet ta nderojmë këtë datë. Duhet ta nderojmë këtë datë si një datë shumë të shënuar në historinë e demokracisë së këtij vendi", tha Berisha lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE