Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike-Gjendja Mjedisore Në Fushat Naftëmbajtëse Patos Marinzë
English

Fishë Teknike-Gjendja Mjedisore Në Fushat Naftëmbajtëse Patos Marinzë

TIRANË, 1 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Fusha naftëmbajtese e Patos Marinzës është nga më të mëdhatë në Europë sa i takon rezervave të naftës në brendësi të kontinentit. Por, nga ana tjetër, industria e naftës në zonë nuk është menaxhuar sipas standardeve mjedisore, duke e renditur zonën përkrah rrjetit të vatrave të nxehta mjedisore (hot spote) që kanë nevojë për ndërhyrje dhe rehabilitim. Studimi për vlerësimin e gjendjes mjedisore dhe shëndetësore të zonës Patos Marinzës arriti të bënte një vlerësim të qartë të shtrirjes së problemit të ndotjes dhe nevojës për ndërhyrje. Nga studimi rezultoi se në këtë zonë është e pranishme ndotja e tokës, ku ekzistojnë rreth 1480 pellgje llumrash nafte, ne një sipërfaqe prej rreth 95 ha dhe duke përbërë edhe një ekspozim të hapur të banorëve ndaj kësaj ndotje. Sa i takon ndotjes së ujërave sipërfaqësore vlerësohet se rreth 117 km trupa ujore janë të ndotura nga substancat/polimeret e naftës, ku përfshihen ujërat e lumit Gjanicë, Seman dhe përrenjeve të zones. Kjo gjendje e ujërave përbën rrezik direkt per zinxhirin ushqimor bujqësor, si pasojë e përdorimit të ujit për ujitjen e tokave. Në zonë vërehet dhe ngarkesë e ajrit me substanca hidrokarbure volatile, sulfide te hidrogjenit apo okside te squfurit. Sa i takon biodiversitetit, vlerësohet se duke përkeqësuar kushtet fiziko - kimike të burimeve natyore, sidomos ujërave sipërfaqësore, janë ndikuar negativisht vlerat biologjike të zonës. Nga ana tjetër, vërehet një gjendje shëndetësore e banorëve e ndikuar negativisht nga gjendja mjedisore e zones dhe kryesisht cilesia e ajrit dhe ujit të pijshëm të zonës. Sa u takon dëmeve ekonomike, gjendja mjedisore dhe shëndetësore ndikon direkt në sistemin e prodhimit ekonomik të zonës, rendimentin e ulët të prodhimit bujqësor dhe rritjen e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor. Fusha e Patos Marinzës, me sipërfaqe prej rreth 160 km2, u zbulua fillimisht në vitet 1928 dhe që atëherë është shfrytëzuar me ritme dhe teknologji të ndryshme. Ky shfrytëzim rreth 80 vjeçar i fushës ka patur përfitimet e tij ekonomike, por gjithashtu ka shkaktuar edhe një gjendje të papërshtatshme mjedisore që vërehet lehtësisht në terren. Fusha e Patos Marinzës ndodhet në rajonin e Fierit, një nga rajonet me pozicion të lakmueshëm, i vendosur ndërmjet dy lumenjve me rëndësi të madhe, sikurse Semani dhe Vjosa, me potencial ekonomik dhe turizimi. Përmes këtij qyteti kalon lumi Gjanica, ndërsa këtu gjenden dhe disa site arkeologjike sikurse ai i Apollonisë dhe Bylisit. Ky potencial është i jashtëzakonshëm për të ardhmen e qytetit dhe rajonit./s.s./
KOMENTE