English

Gjermania me president të ri, zgjidhet vetëm në raundin e tretë

Berlin, 1 Korrik, NOA – Gjermania ka arritur të zgjedhë në raundin e tretë presidentin e saj të ri, i cili është 51-vjeçarin Christian Vulff.

Ai arriti që të zgjidhet vetëm në raundin e tretë të votimit në Bundestagun gjerman, me 625 vota, kundrejt rivalit të tij, Joachim Gauck, i cili arriti të marrë vetëm 494 vota.

Christian Vulff pasi u zgjodh president, i falënderoi delegatët dhe tregoi respekt edhe për ata që nuk e kishin e zgjedhur, duke pranuar se kjo ishte një fitore e vështirë,

Kandidatët e tjerë ishin Joachim Gauck (SPD/Të Gjelbrit), Lukretia Jochimsen nga E Majta dhe Frank Rennecken i NPD-së .

Analistët e interpretuan zgjedhjen me vështirësi të presidntit të ri gjerman si një shenjë pakënaqësie ndaj politikës së kancelares Angela Merkel.

n.e/NOA

KOMENTE