Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I dhuruan një “diamant gjaku”, Naomi Kembell para Gjykatës së Hagës
English

I dhuruan një “diamant gjaku”, Naomi Kembell para Gjykatës së Hagës

Hagë, 1 korrik, NOA – Supermodelja Naomi Kembëll duhet të dalë përpara gjykatës në Hagë për krime të luftës, pasi duhet të dëshmojë në këtë gjykatë në gjyqin e Charles Taylor, ish-presidenti i Liberisë, i akuzuar për marrjen e një sasie të madhe "diamantesh gjaku".

Këto janë diamante të minuara në zonat e luftës të shteteve afrikane, shpesh në mënyrë të paligjshme për të financuar blerjen e armëve, prej të cilit modelja akuzohet se ka marrë një prej tyre dhuratë prej tij.

Për këtë arsye, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës ka urdhëruar paraqitjen në Hagë të modeles Naomi Kembëll, më 29 korrik, për të dëshmuar rreth të ashtuquajturit “diamant i përgjakur”.

Por supermodelja Naomi Campbell, e ka mohuar kategorikisht një fakt të tillë.

Sipas prokurorëve, Campbell është renditur në mesin e dëshmitarëve në gjyq, për shkak të rolit të saj si një marrëse dhurate e një diamanti të tillë.

Bëhet fjalë për një akt të kryer në shtator të 1997-ës, kur Taylori do t'i jepte supermodeles me ngjyrë një diamant të madh, në një darkë të shtruar nga Nelson Mandela në bordin e "Blue Trenit", treni luksoz i rrjetit hekurudhor të Afrikës së Jugut.

n.e/NOA

KOMENTE