Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak - Të Paktën Tre Viktima Nga Disa Atentate Në Kryeqytet
English

Irak - Të Paktën Tre Viktima Nga Disa Atentate Në Kryeqytet

BAGDAD, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Dy persona mbetën të vdekur dhe 12 të tjerë u plagosën sot në dy atentate në Bagdad dhe një tregtar humbi jetën në juglindje të kryeqytetit nga një sulm, njoftuan sot disa burime sigurie. Në lagjen Yarmouk, në perëndim të Bagdadit, një shpërthim që pasoi dy bomba shkaktoi vdekjen e një civili, njoftoi Ministria e Brendshme, ndërkohë që shtatë persona, ndër të cilët tre ushtarë, u plagosën. Një mekanizëm i tretë shpërtheu në Al-Bouweitha, në jug të kryeqytetit, ku mbeti i vdekur një civil, sipas të njëjtit burim. Ndërkohë që u plagosën pesë të tjerë, ndër të cilët një figurë shumë e rëndësishme e 'Sahwa'-s, milici e përbërë nga ish-rebelë që aktualisht janë në luftë kundër al-Kaidës. Rreth 60 kilometra në juglindje të Bagdadit, një person u sulmua në dyqanin e tij nga një grup personash të armatosur./ /i.p/
KOMENTE