Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Janullatos-Xhaferaj: Interes I Perbashket Per Restaurimin E Kishave Ortodokse Ne Shqiperi
English

Janullatos-Xhaferaj: Interes I Perbashket Per Restaurimin E Kishave Ortodokse Ne Shqiperi

TIRANE, 1 Korrik/ATSH/. - Interesi i perbashket per restaurimin e kishave ortodokse ne te gjithe Shqiperine ishte qellimi i takimit qe zhvilloi sot ministri i Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve, Ferdinand Xhaferaj me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqiperisë, Anastas Janullatosin. Sipas Zyres se Shtypit te MTKRS, ministri Xhaferaj shprehu mbështetjen e tij për ndërhyrjen paraprake në këto monumente. Instituti i Monumenteve të Kulturës, u shpreh ai, ka bërë një ekspertizë me fotografi si dhe ka paraqitur një studim fisibiliteti në 180 kisha ortodokse. Në bazë të studimeve që ka realizuar IMK paraprakisht llogaritet se në të gjithë kishat e besimit ortodoks mendohet se nevojitet një fond prej afro 50 milion lekë. Z. Janullatos garantoi Ministrinë për bashkëpunimin me ekspertët e IMK-së qe të ndërhyhet ne ikonat, afresket dhe pikturat murale. Deri tani Kisha Ortodokse ka ndërhyrë në Kishen e Ardenicës, Kishen Nivan / Zagori, Kishen e Kakomesë, Kishen e Voskopojës etj. /a.ke/
KOMENTE