Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton nis një turne në Azinë Qendrore, ndalesa e parë në Ukrainë
English

Klinton nis një turne në Azinë Qendrore, ndalesa e parë në Ukrainë

Kiev, 1 Korrik, NOA – Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dijeni se Sekretarja Amerikane, Hillari Klinton ka ndërmarrë një turne në Azinë Qendrore dhe Kaukaz.

Raportohet se së pari ajo do të qëndrojë në Ukrainë, ku edhe do të takohet me presidentin Viktor Janukoviç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi, me të cilët do të diskutojë për bashkëpunimin mes dy palëve.

Ndërkaq, bëhet me dije se në axhendën e diskutimeve të saj në Kiev është parashikuar edhe deklarata e Ukrainës në samitin për Siguri Bërthamore, në fillim të këtij viti në Uashington, për lirim nga sasia e uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë.

Ndër të tjera, në këtë turne i cili do të zgjasë prej 5 ditësh, bëhet me dijeni se Klinton do të vizitojë edhe Poloninë, Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë.

n.e/NOA

KOMENTE