Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri fton opozitën: Mos ndalni votimin e ligjeve, në 20 vite kjo s’ka ndodhur
English

Kryeministri fton opozitën: Mos ndalni votimin e ligjeve, në 20 vite kjo s’ka ndodhur

Tiranë, 1 Korrik, NOA Update – “Të ulemi dhe të vazhdojmë traditën më të mirë të këtij parlamenti, atë të bashkëpunimit. E të largohemi nga rruga e bojkotit, për të mirën e vendit”.

Me këto fjalë e ka ftuar kryeministri Berisha opozitën që të ndalë masën e saj ekstreme të deklaruar dje, atë mbi ndalimin e votimit në Kuvend të ligjeve dhe madje, rinisjen e protestave.

“Me vendimin se nuk do të votoni asnjë ligj të këtij parlamenti, ju nxjerr ju de facto jashtë misionit për reformat e vendit”, tha Berisha në fjalën e tij.

Duke shtuar se në 20 vite, kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë dhe duhet të ndalet, duke iu kujtuar deputetëve të opozitës se ata kanë marrë një votëbesim për të bërë ligje në të mirë të qytetarëve.

“Edhe në situatat më të vështira, me ish-kryeministria dhe ish-presidentë që janë ulur në këtë sallë, nuk kemi mohuar kurrë faktin e të bërit ligje së bashku. Mos e bëni këtë për inat të mullixhiut, për inat të kryeministrit”, tha ai.

Duke përfunduar se tashmë “e kemi lënë pas sistemin kur udhëhiqeshim nga kulti i armikut. Ju hallin e keni te mua dhe jo te shumica”.

n.e/NOA

KOMENTE