Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Ruçi:Apel Maxhorancës Që Të Bashkëpunojë Për Zgjidhjen E Krizës
English

Kuvend-Ruçi:Apel Maxhorancës Që Të Bashkëpunojë Për Zgjidhjen E Krizës

TIRANË, 1 Korrik/ATSH/.- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i bëri sot apel maxhorancës që të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës në vend. "Apeli ynë është që ju të uleni dhe të zgjidhni krizën. Nëse doni bashkëpunimin e opozitës uluni me të, zgjidhni krizën politike, bëni transparencën e zgjedhjeve dhe bëni reforma për të pasur një shtet funksional të së drejtës", tha sot në Kuvend kreu i grupit kuvendor të PS-së. 20-vjetori i hapjes së ambasadave në Tiranë, shërbeu si argument në debatin e lirë në Kuvend, që maxhoranca dhe opozita të përshkallëzojnë polemikat dhe akuzat e ndërsjella. Kryetari i grupit socialist, në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh sot për ngritjen e një përmendoreje në kujtim të ngjarjeve të korrikut '90, tha se "të rinjtë e ambasadave u ngritën për të shembur një përmendore". "Ata u ngritën kundër një pushteti që merrej me pushkë dhe mbahej me pushkë. U ngritën kundër një pushteti, që pushteti të merrej me votë dhe të mbahej me punë. Sot duhet të thuash a e keni marrë apo jo pushtetin me votë dhe a e mbani pushtetin me punë? Për fat të keq përgjigjja është negative. Pushtetin nuk e keni marrë me votë. Opozita shqiptare dhe më shumë se gjysma e popullit shqiptar të akuzojnë drejpërdrejtë ty, se ke trukuar zgjedhjet në Shqipëri, se ke vjedhur votat dhe duhet të bësh transparencën për votat e vjedhura", tha Ruçi, duke iu drejtuar Kryeministrit Berisha në sallën e Kuvendit./a.s/s.s./
KOMENTE