English

Nis Seanca Plenare E Kuvendit

TIRANË, 1 Korrik/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë nisi të enjten paradite punimet e seancës plenare me diskutimet jashtë rendit të ditës, ku deputetë të të dy palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit. Axhenda e seancës së sotme parashikon ndër të tjera, ratifikimin e Konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin", të p/ligjit "Për inspektimin financiar publik" dhe të p/ligjit "Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative', etj. /a.s//a.gj/
KOMENTE