Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftim nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros
English

Njoftim nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

Tryezë e rrumbullakët “Trashgimia kulturore e rrezikuar”

Ditën e premte, 02.07.2010, ora 11.00 në Restorant SARAJI, ish-Instituti i Monumenteve,

në krah të Torre Drinit

Mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros

Tryeza do të fokusohet në:

Evidentimin dhe diskutimin e problematikave nga të cilat vuan aktualisht Trashëgimia Kulturore Shqiptare.

Mbledhjen dhe diskutimin e propozimeve të pjesëmarrësve në Tryezë.

Lëshimi i një mesazhi të fortë për situatën alarmante në të cilën gjendet trashëgimia kombëtare.

Prodhimi i një dokumenti të përbashkët të pjesëmarrësve të tryezës, drejtuar institucioneve shtetërore, qeverisjes vendore, medias dhe publikut.

1. Premesë Dhjetë vjet më parë Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli botuan librin “TRASHEGIMIA NE RREZIK”. Dhjetë vjet më pas, shumë nga monumentet asokohe të rrezikara, tashmë janë zhdukur dhe bëjnë pjesë vetëm në kujtesën e brezit tonë. Tranzicioni i zgjatur shqiptar, vazhdon të bluajë pjesë pas pjese trashëgiminë e mbetur. Ndërkaq, s’ka javë që Shqipëria të mos humbë pjesë të trashëgimisë së saj, të cilat ne veç e veç i denoncojmë në shtyp, por impakti publik në këtë formë është minimal. 2. Situata aktuale Megjithëse e gjendur në mes të qytetërimeve kryesore historike, trashëgimia kulturore shqiptare vjen sot me një inventar fizik shumë të dëmtuar. Faktorëve të tjerë, në dekadat e fundit të hapjes së vendit, i janë shtuar edhe komponentë që lidhen me zhvillimin e paqëndrueshëm të vendit. Shumë nga monumentet që mbërritën në vitet ‘90 të rrezikuara, tashmë janë zhdukur dhe bëjnë pjesë vetëm në kujtesën e brezit tonë.

Në kushtet e krizës ekonomike, të parat që e pësojnë janë institucionet e trashëgimisë dhe vetë trashëgimia kulturore. Nevoja e qeverive për të siguruar burime financimi nëpërmjet shkurtimeve buxhetore, bën që jo vetem të mos kemi rritje natyrale të buxhetit të caktuar për trashëgiminë (rritje që dikur ka qene 3-5% në vit), por përkundrazi të kemi shkurtime të këtyre buxheteve dhe në shumë raste edhe shuarje të zërave të veçantë.

Buxheti i Institucioneve përgjegjëse të trashëgimisë(kryesisht ai i Institutit të Monumenteve) është praktikisht inegzistent për çështje që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin publik, me publikimin e trashëgimisë, me përfshirjen nën mbrojtje te objekteve te reja, etj.

Niveli i ulët shkencor i institucioneve dhe ndikimet politikebrenda tyre, bëjnë që rezistenca e këtyre institucioneve ndaj ndërhyrjeve abuzive në trashëgiminë kulturore të jetë shumë e ulët dhe jo efektive. Rënies së përgjithshme të nivelit shkencor të institucioneve, i janë mbivendosur edhe marrveshjet politike, të cilat reflektohen edhe në ndarjen e parcelave të pushtetit deri në nivelin e institucioneve shkencore. Edhe në rastet kur drejtuesit e lartë të administratës, po të vihen në dijeni do të frenoheshin në vendimmarrjet e tyre, kjo nuk ndodh pasipiramida lajmëruese nga poshtë-lart nuk funksionon.

Procesi i decentralizimit përgjithësisht ka vepruar negativisht në fushën e trashëgimisë kulturore. Gjendja e objekteteve të trashëgimisë kulturore që kanë kaluar në vartësi tënjësive vendore, nëpërgjithësi është më e keqe sesa kur ishin në vartësi të pushtetit qendror.

Varfërimi i njerëzve, kufizon edhe më tej mundësinë e tyre për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe restaurimin e saj, kur është pronë private.

Opinioni publik përgjithësisht është i ndërgjegjësuar dhe lehtësisht i sensibilizueshëm për çështje të dëmtimit të trashëgimisë, por është e vështirë të formatohet ky sensibilizim.

Në këto kushte propozojmë mbledhjen e kësaj TRYEZE, jo duke u fokusuar vetëm tek specialistët e fushës, por kryesisht tek dashamirësit e Trashgëgimisë Kulturore Shqiptare dhe tek njerëz që kanë mundësinë ta çojnë zërin e tyre në median publike. Pamvartësisht nga nismëtarët e Tryezës, të gjithë duhet ta konsiderojnë veten të barabartë përreth saj. Të nderuar miq, Dëshirojmë që pjesëmarrjen në këtë tryezë, ta konsideroni si një kontribut ndaj së shkuarës sonë të përbashkët dhe në funksion të transmetimit të saj brezave që do vijnë. Me respekt, Artan Lame Qendra Shqiptare e Trashëgimisë - Albanian Heritage Center

KOMENTE