Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama Harton Një Plan Reabilitimi Të Gjirit Të Meksikës Nga Nafta E Derdhur Në Det
English

Obama Harton Një Plan Reabilitimi Të Gjirit Të Meksikës Nga Nafta E Derdhur Në Det

UASHINGTON, 1 korrik/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama përcaktoi sot kuadrin e një plani për pastrimin e Gjirit të Meksikës dhe restaurimin e ekosistemit të tij të brishtë, pas dëmeve të shkaktuara nga ''njolla e zezë'' e naftës se derdhur në det. Në një notë zyrtare, Barack Obama i ka kërkuar sekretarit amerikan të Marinës, Ray Mabus, i cili është në krye të operacioneve për rehabilitimin e brigjeve të Gjirit të Meksikës, të hartonte një plan për ato përpjekje ''që mund të realizohen''. Ai theksonte se plani duhet të paraqiste gjithashtu edhe një ''vlerësim të plotë" të nevojave të domosdoshme, në terma ekonomike, ambientaliste dhe njerëzore, pas katastrofës dhe kryesisht lidhur me ndihmën që autoritetet federale duhet t'i japin rajonit të prekur për garantimin e ristabilizimit të tij. "Nafta e derdhur në detin e Gjirit të Meksikës është katastrofa më e rëndë ekologjike me të cilën Amerika është përballur dhe është një goditje tepër e rëndë që po përballohet nga një rajon që është përballur me një numër të konsiderueshëm provash të rënda'', deklaronte presidentit në notën zyrtare, ku i referohej uraganit 'Katrina', që preku rajonin e Luizianës në vitin 2005./ /i.p/
KOMENTE