Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultatet E Matematikës, 3288 Nxënës Jo Kalues
English

Rezultatet E Matematikës, 3288 Nxënës Jo Kalues

TIRANË, 1 Korrik/ATSH/- Niveli në përqindje i maturantëve kalues me nota të mira dhe atyre që nuk janë vlerësuar kalues, në provimin e detyruar të matematikës të Maturës Shtetëore, rezulton thuajse i njëjtë. Sipas Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, në provimin e zhvilluar me 15 qershor, 8,88% e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 3288, ose 8,86 % e maturantëve. Korrigjimi i testeve u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. MASH vlerëson se korrigjimi i dyfishtë, si element i ri i këtij procesi ishte rigoroz. Në këtë provim morën pjesë 37115 nxënës në të gjithë vendin./e.gj/k.sh/
KOMENTE