Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Së Shpejti 50 Mjete Të Blinduara Për Forcat Palestineze Të Sigurisë
English

Rusi - Së Shpejti 50 Mjete Të Blinduara Për Forcat Palestineze Të Sigurisë

MOSKË, 1 korrik /ATSH-ANSA/ - Moska do t'i dorëzojë 50 mjete të blinduara forcave palestineze të sigurisë, njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko, cituar nga agjencitë e lajmeve. "Në 50 ditët e ardhshme 50 mjete të blinduara do të dërgohen në Jordani dhe më pas do t'i dorëzohen forcave palestineze të sigurisë në Bregun Perëndimor", deklaroi ai. Njoftimi për dërgimin e mjeteve të blinduara ishte bërë një vit më parë në Moskë gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman. /e.v/
KOMENTE