Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Belgjika Merr Presidencën E Radhës Të Bashkimit Evropian
English

Shënim - Belgjika Merr Presidencën E Radhës Të Bashkimit Evropian

BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-MIA/ - Belgjika merr sot kryesimin e radhës, prej gjashtë muajsh, të Bashkimit Evropian, njoftuan burime të ndryshme. Qeveria e re e Belgjikës, pas zgjedhjeve të 13 qershorit, ku fituan separatistët flamandë, mund të formohet në tetor dhe deri atëherë me shtetin do ta drejtojë kryeministri aktual, Yves Leterme. Kryesimi belg ka pesë prioritete, ndërmjet të cilave më të rëndësishmet janë forcimi i institucioneve evropiane në pajtim me Marrëveshjen e Lisbonës dhe strategjia për daljen nga kriza ekonomike. Ndërkohë, procesi i zgjerimit është një ndër detyrat më të rëndësishme për Belgjikën, që mbështet fuqishëm integrimin evropian. Qëndrimi i Belgjikës është shfrytëzimi i mundësisë historike për zgjerim që ekziston në këtë moment dhe të gjitha shteteve që duan të anëtarësohen, duhet t'u sigurohet e ardhme e sigurt evropiane, por sipas kushteve. Në këtë kontekst, ofrimi i ardhmërisë evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor mbetet ndër prioritetet e Unionit edhe gjatë presidencës belge të radhës. Duke paraqitur programin gjatë kësaj presidence, Leterme theksoi se Belgjika ka ndërmend të kufizojë rolin e saj dhe t'i japë hapësirë më të madhe kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy dhe përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton. Në planin ekonomik, Belgjika kërkon të ndihmojë zhvillimin ekonomik me anën e paketës së masave, që do ta shtonte mbikëqyrjen ndaj tregjeve financiare. Belgjika, gjithashtu dëshiron të punojë edhe në përparimin e kohezionit social dhe luftën kundër varfërisë me forcimin e shërbimeve të interesit të përgjithshëm, përmirësimin e shëndetësisë dhe zbatimin e reformës së pensioneve. Prioritet mbetet edhe lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtja e mjedisit. Në fushën e jurisprudencës dhe punëve të brendshme, Belgjika ka ndërmend të zbatojë të ashtuquajturin ''Program i Stokholmit'', inicuar në vitin 2009 dhe të vendosë njohje të ndërsjellta të vendimeve gjyqësore. Në listën e prioriteteve janë edhe marrëdhëniet me jashtë, ku Belgjika dëshiron përfundimisht funksionimin e një trupi të ri diplomatik të Unionit. Kryesimin gjashtëmujor Belgjika do t'ia dorëzojë më pas Hungarisë, më 1 janar 2011./ a.jor.
KOMENTE