Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Koncert Nga Shoqata Miqte E Muzikes Rozafa Expression
English

Shkoder: Koncert Nga Shoqata Miqte E Muzikes "Rozafa Expression"

SHKODËR, 1 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Artistët shkodranë të Shoqatës "Miqtë e Muzikës Rozafa Expression", nën drejtimin e mjeshtrit të muzikës, Zef Çoba prezantuan sot koncertin e tyre tradicional "Viva La Musica", me vepra të autorëve tanë dhe të huaj në mjediset e kishës Stigmatike në Shkodër. I konceptuar si një feste, koncerti u hap dhe mbyll me hymnin "Viva La Musica",kompozuar nga Zef Çoba, ideator i këtij aktiviteti të përvitshëm, drejtor artistik dhe mjeshter i korit të shoqatës. "Programi ishte mbështetur mbi tre formacionet kryesore, Korin "Rozafa Expression", grupin vokal të fëmijëve "Loja e notave muzikore" dhe solistëve", shpjegon për ATSH-në Çoba. Me interes u priten pjeset shqiptare me autorë si Çesk Zadeja, Simon Gjoni, Zef Çoba, etj, të autorëve italiane, gjermane, hungareze, franceze, amerikane, Perosi, Gluck, Pergolesi, Rossini, Salieri, Sarri, Franck, List, Schuman, Verdi, Bizet, Pulenc, Bernstein, Rutter etj. Publiku duartrokiti këngëtarët lirikë Fatjona Hasanbasha, Roland Gjoka, Denisa Hasimi, Mirjeta Bajrami, Matilda Koçibelli, Anxhela Hote, Arben Mjetaj, intrumentistet Paskal Maka në kitare, Lorenc Ejlli në klarinetë dhe pianisti Ali Neriaku. Në koncert ndodhej dhe një delegacion nga Savigliano (Itali), që përfaqesonte shoqaten "Con Te", e cila vjet bëri të munduar pjesmarrjen e Korit të Shoqatës "Rozafa Expression" në festivalin e koreve në Savigliano. Kryetari i shoqates, Luciano Bota, përsëriti dëshirën për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen me artistët shkodranë. /a.ke/
KOMENTE