English

Shuhet Bep Shiroka

Shkodër, 1 korrik 2010 NOA – Aktori i mirënjohur Bep Shiroka, ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër, njoftoi familja e tij në Shkodër, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Bep Shiroka, u nda nga jeta sonte në orën 20.50 në moshën rreth 76 vjeç. Aktori kishte luajtur një numër rolesh në kinematografi, por prej disa vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike për shkak të sëmundjes së zemrës që vuante.

Disa nga filmat ku ai ka pasur role janë Historiani dhe kameleoni në vitin 1989, Kur hapen dyert e jetës më 1986, Fushë e blertë fushë e kuqe, më 1984, Besa e kuqe më 1982, Kërcënimi më 1981, Si gjithë të tjerët më 1981, Koncert në vitin 1936, më 1979, Ditët që sollën pranverën më 1979, Çifti i lumtur më 1975, etj.

r.d/r.n/NOA

KOMENTE