Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Amerika Jugore, Kontinenti Dominues Në Botërorin Afrikan
English

Sport-Botëror/ Amerika Jugore, Kontinenti Dominues Në Botërorin Afrikan

- Katër nga tetë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Botës janë nga Amerika e Jugut - TIRANË, 1 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Brazilit dhe Argjentinës i janë bashkuar edhe Uruguaji dhe Paraguaji në fazën finale të Kampionatit Botëror "Afrika e Jugut 2010". Europianët konkurojnë në tetëshe me Gjermaninë, Holandën dhe Spanjën. Afrika përfaqësohet me Ganën. Po ku qëndron sekreti amerikanojugor i suksesit në futboll? Trajneri i Paraguajit e pranon se lokomotivat e futbollit të Amerikës së Jugut janë Argjentina dhe Brazili, por ai nuk i përjashton shanset e ecjes më tej të ekipit të tij dhe Uruguajit. Kualifikimi i ekipeve nga dy vende relativisht të vogla të Amerikës së Jugut ka qenë një nga të papriturat e Botërorit 2010. Si shpjegohet ndriçimi kaq i fortë i amerikano-latinëve në Afrikën e Jugut? Kushdo pret që Brazili dhe Argjentina të paraqiten mirë në një ngjarje të tillë të madhe sportive si Kupa e Botës. Shumica e lojtarëve të përfaqësueses braziliane dhe argjentinase luajnë në Europë në kampionate me nivel të lartë futbolli. Në gara të tilla, jashtë kontinentit amerikan, po shtohet përditë e më shumë edhe numri i futbollistëve nga vende të tjera të Amerikës së Jugut. 15 nga 23 futbollistët e grumbulluar nga Uruguaji në Botërorin 2010 luajnë në Europë. Nëntë lojtarë të Paraguajit luajnë për klube europiane. Në botërorët e mëparshëm, të dy ekipet janë kritikuar për mbylljen në mbrojtje, por në Afrikën e Jugut ata kanë nxjerrë në pah një karakter më sulmues. Një tjetër arsye për suksesin e pjesëmarrësve nga Amerika e Jugut ka të bëjë me sezonin e gjatë e të fortë të ndeshjeve kualifikuese, gjatë të cilit të gjitha përfaqësueset e kontinentit përballen më njëra-tjetrën nga dy herë./s.s./
KOMENTE