Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Holanda, Argjentina Dhe Uruguai, Tre Ekipe Surprizuese Të Botërorit
English

Sport-Botëror/ Holanda, Argjentina Dhe Uruguai, Tre Ekipe "Surprizuese" Të Botërorit

TIRANË, 1 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Argjentina, Uruguai dhe Holanda janë tre nga ekipet që kanë surprizuar më shumë me lojën e tyre në këtë botëror dhe kanë arritur deri në fazën çerekfinale. Holanda ka hequr dorë nga "portokallja mekanike", nuk praktikon më skemën 4-3-3, ku mbrojtja qëndron e rreshtuar shumë lart dhe skuadra rrezikon sa herë që kundërshtarët dalin në kundërsulm. Në Afrikën e Jugut 2010, ndryshe i cilësuar botërori i lojës së kujdesshme, edhe trajneri Van Marvijk ka marrë masat dhe rreshton dy mesfushorë shkatërrues, që ndihmojnë mbrojtësit. Nëse emrat e lojtarëve difensivë vlerësohen një për një, ata nuk japin shumë siguri. Kjo ka bërë që Van Bomel dhe De Jong të luajnë në rolin e mbrojtësit të pestë dhe të gjashtë të Holandës, që deri më tani ka pësuar vetëm dy gola. Ndërsa në fazën ofensive aktivizohen katër lojtarë, që mund të ndëshkojnë cilindo kundërshtar. Gjithçka rrotullohet rreth kualitetit të Uesli Shnajder, që me vertikalizimet perfekte, krijon raste për Kuijt e Roben (në mungesë të yllit të Bajernit aktivizohet Van der Vart) nga krahët dhe sulmuesin kryesor, Van Persi. Pas çdo ore që kalon, nxehet sfida me Brazilin, ndërsa rikthimi i Roben, që u shfaq vendimtar që prej rikthimit nga dëmtimi, është një garanci më shumë. Ndërkohë, që një surprizë e vërtetë ka qenë trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona. Sfida e tij ishte të bënte të bashkëjetonin talentet ofensive unike në botë dhe në të njëjtën kohë të krijonte një skuadër të ekuilibruar në fushë. Mund të kenë qenë këshillat e Murinjos, ose mund të ketë qenë atmosfera e pabesueshme dhe fryma e mirë që injekton në dhomat e zhveshjes Maradona, i cili i dashuron të tijtë dhe ata ia rikthejnë me adhurim. Për momentin operacioni rezulton më se perfekt: 10 gola të realizuar, më shumë se kushdo tjetër (dhe me dy mbrojtës që shënojnë), dhe vetëm dy të pësuar. Me Maksi Rodrigez në vend të Veronit, në krah të Maskeranos, gjithçka funksionon akoma më mirë, edhe falë shpërthimit të mahnitshëm të Di Marias, i cili është një mesfushor krahu me shumë fantazi. Por kujdes hapësirat prapa: vetëm rikthimi i Valter Samuel garanton siguri dhe më pak risqe. Përpara, eheee.., është muzikë hyjnore për ata që dashurojnë futbollin: Tevez e Higuain janë sulmuesit e ëndrrave, dhe Mesi ende nuk shënon, por inspiron çdo aksion, dhuron asiste: është vërtet njeriu i skuadrës. Ndërsa Uruguai ka treguar ekuilibër dhe talent në këtë Botëror. Gjenerata e bashkëkombësve të Alvaro Rekobës është më e mirë nga se mendohej, pasi ka arritur në çerekfinale për herë të parë pas 40 vjetësh. Merita gjenetike, sigurisht, por edhe merita taktike e strategjike. Pra Oskar Uashinton Tabarez është ende një trajner shumë i aftë. Një skuadër e ekuilibruar (gjashtë gola të shënuar, vetëm një të pësuar), e bazuar disi edhe te fati, që nuk i ka munguar, por edhe tek organizimi shumë i mirë mbrojtës, i çimentuar nga dy shtylla, Diego Lugano në qendër të repartit dhe Diego Perez "fluturuesi" para mbrojtësve. Moduli, pas atij të fillimit 3-5-2, është shndërruar në 4-3-3, dhe sulmi përbëhet nga talente puro të futbollit: Forlan, që është gjithnjë Forlan, Kavani, i cili shkëlqeu dhe te Palermo, dhe Suarez, që ka shpërthyer në dy ndeshjet e fundit, duke demonstruar se di të shënojë gola të bukur, të vështirë e të rëndësishëm. Ndoshta Uruguai nuk do të arrijë në finalen e 11 qershorit, sikurse ka pranuar edhe Tabarez, por gjysmëfinalja për skuadrën amerikanojugore është shumë e mundshme./s.s./
KOMENTE