Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Tirana Barazim Pa Gola Ndaj Zte, Kualifikimi Ende I Hapur
English

Sport-Futboll/ Tirana Barazim Pa Gola Ndaj Zte, Kualifikimi Ende I Hapur

TIRANË, 1 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Tirana dhe hungarezët e ZTE e kanë mbyllur ndeshjen mes tyre në "Qemal Stafa" me një barazim pa gola, që lë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit, por sigurisht që më të favorizuar janë tashmë ZTE që do të luajnë në fushën e tyre. Tirana vinte në këtë ndeshje pas shumë problemesh dhe polemikash në klub, gjë që bëri që dhe skuadra të fillonte stërvitjen shumë vonë për Europa League. Përveç kësaj, janë larguar edhe disa lojtarë bardheblu. ZTE ka luajtur më mirë dhe ka qenë më kërkuese që në fillim duke vënë disa herë në vështirësi portierin e porsaardhur te Tirana, Ilion Lika. Edhe Tirana ka pasur raste në pjesën e parë, duke ia lënë lojën sulmuese kryesisht Plakut dhe kroatit Pejiç. Në 10 minutat e fundit të kësaj pjese Tirana rrit nivelin e lojës dhe fillon të sulmojë më shumë, por pa rezultat. Fillimi i pjesës së dytë vazhdon në të njëjtën mënyrë me Plakun që gjuan nga larg dhe me pas me Ahmatajn e Karabecin që provojnë fatin me gjuajtje nga distanca. Megjithatë, minutat kalojnë dhe ndeshja fillon të zhvillohet më shumë në mesfushë dhe rastet për shënim janë të pakta. Pas katër minutash shtesë, gjyqtari irlandezo-verior, Raymond Crangle, mbyll ndeshjen me rezultatin 0-0. Pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit në Zalaegerszeg të Hungarise, ku arbiter do të jetë greku Ilias Spathas. Europa League, turi i parë Tirana - ZTE 0-0 Tirana (4-1-2-3): Lika, Sina, Pashaj, Osmani, Ahmataj, Lila, Karabeci, S.Lilaj, Hajdari, Plaku, Pejiç. Trajner: Sulejman Starova. ZTE (4-4-2): Pogacsics, Szalai, Miljatoviç, Bogunoviç, Todoroviç, Magasfoldi, Mate, Horvath, Illes, Paviçeviç, Rudnevs. Trajner: Janos Csank. /a.ke/
KOMENTE