Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Kosova Mund Te Diskutoje Çeshtje Teknike Me Serbine Si Me Te Gjithe Fqinjet E Tjere
English

Thaçi: Kosova Mund Te Diskutoje Çeshtje Teknike Me Serbine Si Me Te Gjithe Fqinjet E Tjere

PRISHTINË, 1 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kosova mund të diskutojë çështje teknike me Serbinë si me të gjithë fqinjët tjerë, tha sot kryeministri Hashim Thaçi, duke përjashtuar absolutisht çdo mundësi të negociatave për status apo ndarje. "Sikunder me çdo shtet tjetër të rajonit, do të mund të ketë takime për çështje praktike edhe me autoritetet e Serbisë, por në asnjë rrethanë nuk do të ketë negociata, siç pretendon ndokush", theksoi kryeministri Thaçi sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. "Çështjet teknike, siç kemi diskutuar me autoritetet e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, natyrisht, jane obligim edhe shtetëror, por edhe ndërkombëtar, sepse është në interesin e dy vendeve tona, edhe të Kosoves, edhe të Serbisë, të ndërtojmë realacione të reja në bazë të standardeve euroatlantike", theksoi kryeministri Thaçi. "Persa i përket një opinioni të prezantuar ditët e fundit nëpër disa media, dua të theksoj se në asnjë rrethanë nuk do të tolerohet të diskutohet edhe si ide shkëmbimi i territoreve. Kosova ka terriotin e vet dhe unë ju ftoj ta gjithëve që ta injoroni në ekstrem këtë ide, pasi kete nuk e ka ngritur dikush, por është një spekulim mediatik", tha Thaçi. "Unë kam besim të plotë në të ardhmen e fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe këtë perspektivë e shoh shumë të qartë dhe të mbështetur plotësisht nga gjithë komuniteti ndërkombëtar", u shpreh ai. Thaçi foli edhe për progresin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe paralajmëroi vizitën në Prishtinë javën e ardhme të Presidentit të BE-së, Herman Van Rompuy. "Tanimë kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, raporte këto që çdo ditë e më tepër po thellohen e konkretizohen me një bashkëpunim shumë të ngushtë për perspektivën evropane të Republikës së Kosovës", tha ai. /a.ke/
KOMENTE