Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Qëndrueshëm, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlorë: Mot I Qëndrueshëm, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 1 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet meteorologjike në gjirin detar të Vlorës sot do të jenë të qëndrueshme, me zhvillime resh që në mesditë do të arrijnë në nivel mesatar. Moti, në pjesën më të madhe të ditës do të jetë i kthjellët, ndërsa vlerat e temperaturave parashikohen të jenë të njëjta me ato të një dite më parë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 29-31 gradë celcius dhe ato minimale në 19-21 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojnë në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE