Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2 Korriku -Ditë E Shënuar Për Përpjekjen E Shqiptarëve Për Liri Dhe Dinjitet
English

2 Korriku -Ditë E Shënuar Për Përpjekjen E Shqiptarëve Për Liri Dhe Dinjitet

-Kryeministri Sali Berisha viziton ekspozitën fotografike të çelur në mjediset e MHK-së- TIRANË, 2 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Jubileu i 20-vjetorit të ngjarjeve të ambasadave, që shënoi fillimin e përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, ishte në qendër të ekspozitës fotografike, çelur sot në mjediset në Muzeut Historik Kombëtar, e cila u vizitua nga Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, etj. Ekspozita me 50 fotografi me ngjyra dhe bardh e zi dhe fakte të dokumentuara, që përshkrojnë ngjarjet më të rendësishme të asaj dite, kur mijëra të rinj, qytetarë nga Tirana dhe gjithë vendi guxuan dhe hynë në ambasadat në rrugën e Kavajës, ku kerkuan strehim në kërkim të lirisë së munguar, u organizua nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me mbështetjen Ministrisë së Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS). Duke e cilësuar 2 korrikun si një ditë të shënuar për përpjekjen e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, Kryeministri Sali Berisha tha se kjo ditë "shënon rënien e Murit të Berlinit në Tiranë, rënien e murit të Berlinit në diktaturën më të egër që Europa ka njohur në historinë e saj". "I theksova këto fakte vetëm për të vënë në dukje se cili ka qënë guximi dhe trimëria e atyre qindra dhe mijëra të rinjëve dhe të rejave, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që në 2 korrik vendosën të ndjekin shembullin e qytetarëve të Gjermanisë lindore, qytetarëve të vendeve tjera, por në kushte shumë të pabarabarta", pohoi Kryeministri Berisha. Duke evidentuar faktin se këta të rinj e të reja, që në tërësi në aspektin shoqëror ishin anominë, djem dhe vajza të thjeshta që punonin në punishtet e uzinat e vendit, me profesione dhe nivel të ndryshëm arsimor, Berisha i quajti " vëllezër dhe motra me një guxim të pashembulltë" . Sipas tij, ata u rritën me një heroizëm, me një trimëri e cila zgjoi një popull të tërë. "Por mesazhi i tyre pati një jehonë të gjerë europiane dhe botërore, sepse ata menduan se shqiptarët nuk do mund të clirohen për shkak të indoktrinimit të tyre të thellë, varfërisë dhe mjerimit që dobëson më shumë se çdo gjë tjetër qënien njerëzore. Por djemtë dhe vajzat e Tiranës me 2 korrik u dhanë mesazhin tjetër 'Ne jemi këtu për tu bashkuar me ju". Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje edhe ndaj misioneve diplomatike të vendosura në Shqipëri atë periudhë për ndihmën që i dhanë shqiptarëve për të ecuar drejt rrugës së lirisë. "Diplomatët gjermanë dhe të vendeve të tjera mike ditë e natë, atë 10 ditësh të fundit të qershorit dhe fillimi të korrikut, u bënë një me protestuesit, bënë çdo gje për mbrojtjen e tyre", tha Kreu i Qeverisë. Administratori i UET-së, Henri Çili shprehu kënaqësinë për çeljen e kësaj ekspozite fotografike me foto dhe dokumente mbi një ngjarje shumë të rëndësishme në historinë e re të Shqipërisë dhe falendreoi MTKRS për mbështejen dhe hapësirën që i la botës universitare për organizmin e saj. "Ekspozita e sotme do të qëndrojë e hapur në mjedise të ndryshme të Shqipërisë, mjedise universitare dhe do të përfundojë me krijimin e një albumi", tha Çili./n.m/
KOMENTE