English

Afrikë e Jugut 2010, Messi nuk stërvitet, është i sëmurë

Afrikë e Jugut, 2 Korrik NOA - Një temperaturë e lartë e ka detyruar Lionel Messin të mos marrë pjesë në seancën stërvitore të ekipit të tij të Argjentinës. Kështu ditën e sotme nuk ka pasur aspak trajnim për lojtarin shtatshkurtër.

Lojtari i talentuar është mbajtur pushim nga tekniku i tij Maradona dhe kjo si pasojë e një temperature disi të lartë.

Megjithatë edhe pse nuk ka qenë i impenjuar në stërvitjen e ekipit të tij, duke u bazuar në një deklaratë të Federatës së Futbollit në Argjentinë është bërë e ditur se prezenca e Messit në ndeshjen me Gjermaninë nuk është aspak në dyshim pasi ai do të jetë plotësisht nën urdhrat e Maradonës.

r.b/NOA

KOMENTE