Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Agjenti I Rremë I Interpolit Ndërkombëtar
English

Arrestohet "Agjenti I Rremë" I Interpolit Ndërkombëtar

TIRANE, 2 Korrik/ATSH/.- Një person që prezantohej si agjent i Interpolit Ndërkombëtar në Tiranë dhe një bashkëpunëtorja e tij, u arrestuan sot pasdite nga Policia e Tiranës. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, rreth orës 18.30 të ditës së sotme finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Agjenti i rremë", në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve Fatmir Fllaga, 55 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Adriana Ura, 26 vjeçe, lindur në Shkodër dhe banuese në Tiranë. Policia bëri të ditur se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar sikur përfaqësonin Zyrën e Interpolit Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, kanë mashtruar rreth 100 qytetarë, të cilëve u premtonin se do t'i punësonin si agjentë të interpolit, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme në para. Ndërkohë viktimat e mashtrimit të tyre i pajisnin me dokumente identifikimi dhe pasaporta diplomatike false. Sipas policisë, shtetasit e mësipërm kishin kishin krijuar madje një staf zyre me financierë e punonjës të tjerë dhe u paraqiteshin qytetarëve sikur financoheshin nga shtetas të huaj, me Drejtor të Përgjithshëm një shtetas me emrin e rremë Romollo Berluskoni. Policia tha se finalizimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur pas një hetimi 2 mujor të strukturave të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë. Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme dokumentesh dhe provash materiale, të cilat i përdornin për kryerjen e veprës penale. Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë, nën akuzën e kryerjes së veprave penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim dhe falsifikimit të dokumenteve. Policia e Shtetit, në sajë të disa operacioneve të suksesshme, të kryera kohët e fundit ka arritur të parandalojë mashtrime të tjera në dëm të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, Policia e Shtetit fton dhe njëherë të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm e të mos bien viktimë e mashtrimeve të këtij lloji dhe për çdo rast të kontaktojnë me strukturat e policisë. /s.s./
KOMENTE