Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asambleja E Rajoneve Të Europës Vlerëson Progresin E Shqipërisë Për Respektimin E Identiteve Dhe Zhvillimit Rajonal
English

Asambleja E Rajoneve Të Europës Vlerëson Progresin E Shqipërisë Për Respektimin E Identiteve Dhe Zhvillimit Rajonal

- Gjatë një takimi të Delegacionit të Asamblesë së Rajoneve të Evropës, i kryesuar nga znj. Mishele Sabban, me Kryeministrin Sali Berisha - TIRANË, 2 Korrik/ATSH/ - Asambleja e Rajoneve të Evropës e shikon me mjaft simpati progresin e shpejtë që Shqipëria ka realizuar për respektimin e identiteteve dhe zhvillimit rajonal, u shpreh Mishele Sabban, zv/Presidente këtij institucioni, gjatë një takimi sot me Kryeministrin Sali Berisha. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se znj. Sabban e njohu Kryeministrin Berisha me organizimin, aktivitetin dhe prioritetet e Asamblesë së Rajoneve të Evropës. "Së bashku me partnerët shqiptarë, edhe pse në një periudhë të shkurtër, kemi realizuar një seri aktivitetesh që synonin inkurajimin e zhvillimit të rajoneve shqiptare, si dhe përafrimin e tyre me simotrat evropiane", u shpreh Sabban. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se "për qeverinë shqiptare, konsolidimi i qeverisjes vendore, decentralizimi, partneriteti dhe zhvillimi i integruar rajonal ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet më të mëdha. Modeli shqiptar i bashkëpunimit rajonal shkon në akord të plotë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, si dhe Dokumentet e tjerë që normojnë Demokracinë dhe Autonominë Lokale". "Qeveria po punon për përsosjen e konceptit të zhvillimit dhe riorganizimit të rajoneve", u shpreh Kryeministri, duke shtuar se "Qeveria ka krijuar një klimë mjaft favorizuese për zhvillimin rajonal, duke katërfishuar fondet për investime, duke modernizuar infrastrukturën, ka rritur shkallën e decentralizmit të taksave vendore, ka transferuar të gjitha pronat, pyjet e kullotat, ka decentralizuar shërbimet publike në ujë të pijshëm e kanalizime, si dhe i ka mundësuar akses njësive vendore në politikat e kreditimit dhe huamarrjes publike". Sipas Kryeministrit, Qeveria e ka vendosur partneritetin rajonal mbi bazën e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve dhe Fondit të akorduar prej tij. "Fondi i Zhvillimit Rajonal po plotëson më së miri normat e Komunitetit Evropian dhe garanton një ritëm më të lartë, më të ekuilibruar, më bashkëkohor dhe më të qëndrueshëm të zhvillimit social-ekonomik në rajonet e Shqipërisë, në përgjithësi, dhe zonat periferike ne veçanti", theksoi Kryeministri Berisha. /e.ç/s.s./
KOMENTE