English

Axhenda, 2 Korrik, Atsh

Ora 10:30- Kryeministri Berisha do të vizitojë ne Muzeun Kombetar, ekspozitën e hapur me rastin e 2 korrikut. Ora 9.30- Në MPJ nënshkruhet Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal në Lidhje me Tatimin mbi të Ardhurat. Për mediat do të ketë prononcim nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta dhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, z. Manuel Montobio; Ora 10:00- grupi i inspektimit te MBUKK-se do te kontrollojë tregun ushqimor te Uzina Dinamo. Ora 10:00- Presidenti i Republikes do te prese Presidenten e Rajoneve te Evropes, Mishel Saban ne Presidencë; Ora 11.00 në Restorant SARAJI, ish-Instituti i Monumenteve, "Qendra Shqiptare e Trashëgimisë - Albanian Heritage Center", me mbështetje të Fondacionit Soros, organizon Tryezë e rrumbullakët "Trashgimia kulturore e rrezikuar" Ora 12:00- Në Sheraton Hotel zhvillohet një konferencë mbi bibliotekat e shkollave nga ministria e Arsimit dhe UNICEF; KOSOVË: Ora 09:30 -Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu merr pjesë në simpoziumin shkencor me temën "Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut". Ora 11:00 Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ora 11:00 Presidenti Sejdiu pret delegatët e Kuvendit të Kosovës të vitit 1990. Ora 18:00 Presidenti Sejdiu merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të 234 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ora 19:00 Hapjen e ekspozitës "Amerika për Kosovën", në Muzeun e Kosovës, Prishtinë
KOMENTE