Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 2 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 2 Korrik 2010

----------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ JOHANESBURG/PORT ELIZABET - Fillon çerekfinalja e Kampionatit Botëror të Futbollit. Gana përballet sot me Uruguain në orën 18:30 në Johanesburg. Por ndeshja më e fortë do të luhet mes Brazilit dhe Holandës. LAHORE (Pakistan) - Të paktën 42 persona u vranë në një atentat të dyfishtë kundër besimtarëve të mbledhur në një mausoleum të një njeriu të shenjtë islamik në Lahore, në lindje të Pakistanit. ALEXANDRIA (SHBA) - Seancë dëgjimore për 10 personat e arrestuar në SHBA dhe të dyshuar si agjentë të shërbimeve sekrete ruse. Dje njëri prej të dyshuarve pranoi se kishte punuar për Rusinë. TË TJERA --------------- KUNDUZ (Afganistan) - Një gjerman u vra sot në një sulm kamikaz që u mor përsipër nga talebanët kundër një zyre të organizatës amerikane të ndihmës për zhvillim në veri të Afganistanit. CONAKRY - Pas një vonese prej 48 orësh, Komisioni Zgjedhor Kombëtar i Pavarur do të publikojë rezultatet paraprake të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan të dielën e kaluar. JERUSALEM - Benjamin Netanyahu takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, i cili protestoi publikisht pas një takimi në Bruksel mes homologut turk, Ahmet Davutoglu dhe një kolegut të kabinetit të tij. UASHINGTON - Publikohen shifrat e papunësisë në SHBA për muajin qershor. BERLIN - Betohet presidenti i ri i Republikës gjermane , kristian demokrati, Christian Wulff. NJU ORLINS (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për pastrimin e Gjirit të Meksikës nga derdhja e naftës. KIEV - Vizitë e shefes s diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, e cila do të takohet me presidentin ukrainas, Viktor Janukoviç, me ish-kryeministren Julia Timochenko dhe përfaqësues të shoqërisë civile. KRAKOVI (Poloni) - Hapet një takim treditor me iniciativë të ''Komunitetit të Demokracive'', instancë e krijuar në vitin 2000 me një iniciativë amerikano-polake, me pjesëmarrjen e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe përfaqësues nga 100 vende. BUENOS AIRES - Presidenti sirian, Bachar al-Assad në Argjentinë , në etapën e fundit të turneut latino-amerikan./ /ec/ a.jor.
KOMENTE